TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

William Walker jep dëshmi për krime lufte

by tëvë1
1 vit ago
6
A A
William Walker jep dëshmi për krime lufte

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është paraqitur të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësja e kësaj gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila tha se dëshmia e tij ka të bëjë më krime lufte.

Tutje, bëhet e ditur se seanca është e mbyllur për publikun.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, thuhet në përgjigje.

Walker ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1998-99. Ai pati rol kyç në ekspozimin e Masakrës së Reçakut në Shtime para gjithë botës.

Walker ditë më parë në Akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut tha se sot është kujtesë për atë se çfarë ka ndodhur 26 vite më parë.

“Sot, është kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur para 26 viteve në këtë fshat për të cilin nuk është dëgjuar më parë. Më duhet të them se kur jam kthyer e më treguan se çfarë ka ndodhur më është dashur të pyes se ku është Reçaku dhe çfarë ka ndodhur aty. Pastaj, krejt rastësisht vendosa që unë të vij në Reçak dhe pash atë se çfarë pash. Pasdite, ju tregova atyre që dëshironin t’i dëgjonin fjalët e mia vetëm për atë se çfarë unë kam parë dhe çfarë kam interpretuar dhe kush ka qenë përgjegjës për këtë”, tha ambasadori Walker.

Walker deklaroi se e vërteta e Reçakut nuk ishte e vështirë për ta deklaruar, pasi sipas tij është e qartë se çfarë kishte ndodhur.

“Kjo nuk ka qenë e vështirë për ta thënë e deklaruar, ka qenë e dukshme dhe e qartë – që 45 civilë të pafajshëm u qëlluan, u morën nga fshati edhe burra edhe gra e djem të rinj nën kërcënimin  armës së armatës serbe dhe u vranë. Ishte e qartë çfarë ka ndodhur aty. Ishte e vërteta për këdo që ishte me mua aty në mëngjes dhe unë thjesht i tregova botës se çka pash… Kjo ka qenë para 26 viteve”, tha ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve, ku NATO vendosi të sulmojë caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa pas ofertës së Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë VV e PDK, i pres deri në mesnatë

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Hamza refuzon propozimin e VV-së: PDK nuk nxjerr kandidatë për president

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

KEK-u njofton për ndërprerje të përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në termocentralin “Kosova A”

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën