TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

by TËVË 1
2 muaj ago
4 1
A A

Numërimi i votave në gjithë vendvotimet në Kosovë ka përfunduar.

Tani kanë mbetur edhe votat nga diaspora, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave në qendrat komunale të numërimit, si dhe 39 nga 40 përfaqësitë diplomatike dhe një nga shtatë vendvotimet e votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në fiks 50 për qind të votave në rezultatet e përmbledhura.

Nga numërimi i deritashëm, VV-ja ka marrë 447 mijë e 179 vota.

Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 20.76 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.44 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.57 për qind.

Politologu Avdi Smajlaj përqindjen e Vetëvendosjes e sheh një numër të madh të votave për një parti politike.

“Si numër i votave është i madh për një parti politike, është jo i zakonshëm sepse për të marrë një qeveri 90 për qind të votave do donin që Kosova në këto 4 vite të ishte bërë anëtar i OKB-së, BE-së, NATO-së, në PISA të dilnim të parët, e kështu më radhë, gjëra të cilat nuk kanë ndodhur. Kjo është një votë jo shumë e zakonshme”, tha ai.

E në anën tjetër, politologu Dorajet Imeri thotë që diaspora është një bastion për lëvizjen Vetëvendosje.

“Krejt çka duhet që të marrim mësim nga kjo është që me diasporën nuk mund të shihet vetëm si kontigjent votash, duhet të shihet edhe si potencial jo vetëm për zgjedhjet dhe demokracinë por edhe për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenies. Nëse partitë politike nuk e marrin si mesazh këtë se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje dhe nuk punojnë shumë me qytetarët e atjeshëm si qeveri e si opozitë unë mendoj që ky rezultat do të jetë i njëjtë edhe në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen”, deklaroi ai.

Sipas rezultateve të publikuara, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka thyer rekordin e votave të marra në vitin 2021. Partia e Albin Kurtit, asokohe kishte marrë 438 mijë e 335 vota.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues pa përmbushjen e afatit 60-ditor

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues pa përmbushjen e afatit 60-ditor

Berlini: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Ditari: 06.03.2026

Ditari: 06.03.2026

Hasani për dekretin e Osmanit: Fund e krye jokushtetues

Hasani për dekretin e Osmanit: Fund e krye jokushtetues

Terras: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike

Terras: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën