TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV nuk tregon nëse ka filluar lëvizje për formimin e Qeverisë, LDK s’do koalicion – zgjedhjet opsion për PDK-në

Nga sot, edhe 10 ditë kanë mbetur kohë që Albin Kurti si mandatari i parë të formojë Qeverinë Kurti 3. Por për këto ditë, nga Vetëvendosje nuk kanë bërë publike asgjë sa i përket këtyre hapave, madje detaje zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka nuk dha as të enjten. Nga Lidhja Demokratike nuk e shohin partner Lëvizjen Vetëvendosje, derisa për Partinë Demokratike të Kosovës opsion janë zgjedhjet e parakohshme.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

“Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende të zhvilloj ato komunikime, por po e bëjmë një plan për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”.

Kështu tha në fillim javë.

Por kryeministri në detyrë, Albin Kurti ende nuk pati takim me liderët e partive të opozitës.

Nga partia e mandatarit të parë, Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje deri të enjten nuk  u bë asgjë publike për hapat drejt formimit të Qeverisë.

Madje detaje nuk dhanë as nga zyra e Lëvizjes.

“Nga e shtuna e kaluar jemi në fazën e rrjedhjes së afatit dy javor për formimin e Qeverisë dhe përbrenda këtij afati sigurisht se do të bëhen të gjitha përpjekjet në këtë drejtim. Ndërkaq, afat i fundit siç dihet është 26 tetori. Mes këtyre ditëve e deri në këtë datë sigurisht se do të merren vesh të gjitha detajet e rezultatet në kuadër të përpjekjeve për formim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Tash për tash nuk mund të ndajmë detaje nga këto dinamika”, ka thënë  zëdhënsi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri thotë se nëse pranojnë ftesë  për takim do të jetë vendim i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku  të shqyrtojë për pjesëmarrje apo jo.

Por Guri thotë se një gjë është e qartë, nuk kanë ndërruar qëndrime për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja.

Njejtë si këta, të gatshëm për zgjedhje janë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ish nënkryetari i këtij subjekti politik, Xhavit Haliti thotë se as PDK-ja nuk duhet ti ofroj bashkëpunim Vetëvendosjes.

LDK nuk do, partitë tjera jo. Si ka me bë qeverinë. Nëse s’mundet me bë qeverinë, atëherë duhet me shkua në zgjedhje. Mendoj se PDK-ja më mirë e ka më shkuar në zgjedhje sesa me u “përly” me një çështje në qoftë se ka të bëjë edhe me pozitën e kryeministrit në variantin që rrezikohet paqja politike në Kosovë. Paqja politike po u rreziku është rrezik për Kosovën. Ma mirë është me shkua në zgjedhje të përgjithshme se me bë “gjysmë qeverie”, ose me bë qeverinë që e prish paqen politike”, ka thënë Haliti në Tëvë1.

Për të formuar Qeverinë, Albin Kurtit i duhet mbështetja e 61 deputetëve.

Nga fitorja e 9 shkurtit, Grupi parlamentar i Vetëvendosjes i ka 48 deputetë në ulëset e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në QKUK

Kurti viziton panairin “Gratë në Biznes”, vlerëson rolin e grave në zhvillimin ekonomik

Përfundon pa marrëveshje  takimi Kurti-Abdixhiku

Përfundon pa marrëveshje  takimi Kurti-Abdixhiku

“Ditari” 05.08.2026

“Ditari” 05.08.2026

Podujeva shpalli gjendje emergjente nga mbeturinat, reagon kompania

Podujeva shpalli gjendje emergjente nga mbeturinat, reagon kompania

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën