TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

VV: Nuk kemi synim për të dirigjuar organizmat universitarë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Lista e studentëve që UP-ja i liron nga pagesa e semestrave

Në reagimin e VV-së dërguar medieve kjo parti thekson se për mënyrën e votimit është njoftuar nga raportimet në medie.

VV-ja ka thënë se ata nuk kanë synim për ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.

Partia e në pushtet vlerëson se zgjedhja e anëtarëve të ri të Këshillit Drejtues nuk përkon me pritjet për Universitetin e Prishtinës.

“Duam të njoftojmë opinionin publik se Lëvizja VETËVENDOSJE! as nuk ka si synim dhe as nuk bën përpjekje për të dirigjuar organizmat universitarë. E kundërta, ne “dirigjohemi” në plot fusha e çështje tonat nga mendimi universtar dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës. Sigurisht nga çfarë pamë, niveli i përfaqësuesve në organin drejtues të Universitetit nuk përkon as me nivel e shumicës aty as me pritjet që i kanë të gjithë për Universitetin. Ne as nuk qëndrojmë prapa e as mbështesim asnjë votim në Universitet, por po ashtu as nuk bëhemi pjesë e shkeljes së autonomisë e Universitetit”, thuhet në reagimin e VV-së, shkruan teve1.info.

Kjo parti ka theksuar se UP për gjatë 20 viteve të kaluara ka qenë në shërbim të pushtetit.

“Fatkeqësisht gjatë njëzet viteve të shkuara Universiteti u bë i pushtetit. Filluan të banojnë aty edhe forma të ndryshme të korruptimit që kishin lidhje me partitë në pushtet”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i VV-së:

Pas zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës u mbajt edhe mbledhja e Senatit ku u votuan 5 anëtarët e Këshillit Drejtues që vijnë nga vota e Senatorëve.

Shumëkush brenda dhe jashtë Universitetit kuptoi për rrjedhën e këtij procesi edhe nga raportimet, qëndrimet e kundërshtimet publike. Edhe ne në Lëvizjen VETËVENDOSJE! kuptuam për procesin nga këto raportime. Dhe ndajmë shqetësimin e thellë me plot universitarë, studentë dhe qytetarë për gjendjen të cilën pasqyron ky proces.

Nuk gjenden shumë reagime të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punët e brendshme të Universitetit të Prishtinës ndër vite. Kjo ngase ne ndajmë besim se rezistenca ndaj zvetënimit të universitetit duhet të ngjajë nga brenda mjediseve universitare midis profesorëve e studentëve. Aq më shumë që ky Universitet është shënjuesi i fortë i rezistencës intelektuale në historinë e universiteteve. Edhe për ngjarjet e fundit ndajmë shqetësimin por edhe shpresën se brenda universitetit ka aq vrull dhe kapacitet e energji për organizim ndaj çdo forme që cënon idenë e universitetit dhe jetën e brendshme të tij.

Duam të njoftojmë opinionin publik se Lëvizja VETËVENDOSJE! as nuk ka si synim dhe as nuk bën përpjekje për të dirigjuar organizmat universitarë. E kundërta, ne “dirigjohemi” në plot fusha e çështje tonat nga mendimi universtar dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Sigurisht nga çfarë pamë, niveli i përfaqësuesve në organin drejtues të Universitetit nuk përkon as me nivel e shumicës aty as me pritjet që i kanë të gjithë për Universitetin.

Ne as nuk qëndrojmë prapa e as mbështesim asnjë votim në Universitet, por po ashtu as nuk bëhemi pjesë e shkeljes së autonomisë e Universitetit.

Universiteti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vend i rezistencës ndaj së padrejtës. Vend i dijes. Vend ku krahas profesionalizmit te studenti ushqehet edhe ndjenja e dashurisë dhe lirisë për vendin.

Institucionet qendrore kanë dërguar 4 anëtarë, prej të cilëve 50% gra, me kredibilitet të lartë profesional dhe personal, që angazhohen çdo ditë për përmirësimin e gjendjes në Universitet. Kurse, ka shumë të ngjarë që anëtarët e tjerë, të votuar në senat, janë pjesë e asaj që është zhvilluar për më shumë se 20 vite në këtë Universitet.

Nëse Lëvizja VETËVENDOSJE!, apo qeverisja e saj mund “të kritikohet” në këtë pjesë, është vetëm për mosndërhyrje në autonominë e Universitetit.

Siç e bëri të ditur edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, do të çlirohet secili institucion arsimor në vend, dhe universitetin do ta bëjmë vend të dijës dhe shkencës ku vlojnë diskutimet dhe idetë e nuk mësohet krimi e korrupsioni.

Tags: senatiupVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X