TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot, ku përveç çështjeve organizative, në rend dite do të jetë edhe tema e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi kryetari i partisë dhe njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi një ditë më parë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas Kurtit, mbledhja nuk është thirrur posaçërisht për çështjen e Presidentit, por vjen si pjesë e obligimeve statutore të partisë, e cila mban katër mbledhje në vit.

Ai theksoi se viti 2026 është vit zgjedhor brenda Vetëvendosjes, çka kërkon përgatitje dhe organizim të brendshëm.

Megjithatë, Kurti bëri të ditur se situata politike dhe procesi i zgjedhjes së Presidentit do të diskutohen.

Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje politike apo kandidature konsensuale, subjektet politike mund të paraqesin propozimet e tyre partiake për kreun e shtetit.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje.Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, deklaroi Kurti para mediave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën