TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV-ja kritikon Gjykatën, ish-opozita mirëpret Aktgjykimin

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0 0
A A

Vetëm pak orë para se Gjykata Kushtetuese të del me vendim rreth ngërçit në institucionin legjislativ, foli kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se kanë bërë kompromise në tentativën për konstitituim të kuvendit, por që sipas tij,  nga pala tjetër nuk ka pasur ofrim bashkëpunimi.

“Kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thënë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Kurti.

Për aktgjykimin e Kushtetueses kryeministri në detyrë foli edhe të mërkruën, me ç’rast tha që do ta respektojnë vendimin e Gjykatës.

Por, aktgjykimi i Kushtetueses i cili urdhëron deputetët ta zgjedhin kryetarin e kuvendit me votim të hapur nuk u mirëprit nga disa deputetët të Vetëvendosjes.

Ministri në detyrë i financave e quajti këtë Gjykatë si vegël të gardës së vjetër politike.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë. E provuan më 2020, kur thanë se populli nuk vendos se kush e udhëheq qeverinë, dhe populli ua dha përgjigjen më 14 shkurt 2021”, tha Hekuran Murati.

Kritika në drejtim të Gjykatës hodhën edhe disa deputetë tjerë.

Ndërsa, partitë ish opozitare e mirëpritën vendimin e Kushtetueses.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kjo është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë. Për gjashtë muaj, qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni, e vendit iu imponua stagnimi. Përballë kësaj sjelljeje, ne zgjodhëm rrugën e maturisë, ligjshmërisë dhe besimit në Kushtetutë. Si Grup Parlamentar i PDK-së, e ndërmorëm këtë nismë me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues”, deklaroi Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur aktgjykimin me ç’rast ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të kushtetutës.

“Njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është i qartë e i prerë. Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të ndërmarrë veprime që sot janë shpallur të pavlefshme dhe antikushtetuese nga autoriteti më i lartë kushtetues i vendit.. Ky nuk është gabim procedural i një deputeti të VV-së, kjo është një përpjekje e qëllimshme për të kapur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës , Kuvendin e Kosovës, përmes veprimeve të paligjshme dhe me kundërshtim me Kushtetutën.. Përballë këtij precedenti të qëllimshëm, LDK-ja, mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ripohojmë qëndrimin tonë të palëkundur si forca politike që gjithmonë ka qenë dhe është mbetur garantuese e rendit kushtetues dhe funksionimi normal të institucioneve demokratike”, deklaroi Besian Mustafa.

Kurse nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se me këtë aktgjykim është e qartë se Kosova nuk mund të bëhet diktaturë.

“VV duhet ta propozojë kandidatin-en për Kryeparlamentar dhe deputetët të votojnë në votim të hapur. Nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozim vetëm të një kandidati.  Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmurë të një personi. ‘Shteti nuk i nënshtrohet një individi’”.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun si kandidate  për kryeparlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën