TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV-ja i kundërpërgjigjet Ramës: Tregoni ku e keni ngritur çështjen e padrejtësisë ndaj Kosovës në Hagë

by Tëvë1
12 muaj ago
5
A A
Rezultatet e VV-së: Ku u shpall fituese dhe në sa komuna shkon në balotazh?

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit rreth qëndrimeve të Vetëvendosjes për Gjykatën Speciale dhe raportet mes dy vendeve.

Manxhuka i ka kërkuar Ramës të tregojë cilat hapa konkretë ka ndërmarrë në organizatat ndërkombëtare për të “sfiduar padrejtësinë që po bëhet në Hagë” ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Edi Rama duhet të tregojë për hapat konkretë që ka bërë për ta sfiduar padrejtësinë që po bëhet në Hagë, nëpër organizatat ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare,” ka deklaruar Manxhuka.

Reagimi i tij erdhi pasi gjatë ditës, kryeministri Rama kishte thënë se Vetëvendosja “po i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale”, duke theksuar se Gjykata Speciale ishte ngritur “për trafikimin me organe, dhe jo për të marrë peng presidentin e Kosovës”.

Në përgjigje, Manxhuka ka thënë se Rama “mund të përpiqet të krijojë përshtypje personale me eskivazhe të padenja”, por se është e domosdoshme të përgjigjet qartë dhe konkretisht për çështjet që ka ngritur Vetëvendosja.

“Edi Rama duhet të sqarojë nëse ka ardhur në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale, dhe nëse e ka mbështetur apo shtyrë këtë proces,” ka shtuar Manxhuka.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Rama të tregojë në cilat organizata ndërkombëtare ka ngritur shqetësime për “padrejtësinë që po i bëhet Kosovës në Hagë”, duke përmendur OKB-në, Këshillin e Evropës, OSBE-n dhe NATO-n.

“Të tjerat janë vetëm për konsum personal dhe as për konsum të brendshëm politik,” ka shkruar Manxhuka, duke theksuar se debatet duhet të fokusohen në fakte, e jo në përshtypje.

Ndërkohë, nesër nga ora 17:00, në Tiranë do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Tags: Edi RamareagimTeve1VV-ja
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga katër presidentë, zotohen për forcim të bashkëpunimit

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Vushtrria befason Gjilanin për fitoren e parë të sezonit

Vushtrria befason Gjilanin për fitoren e parë të sezonit

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga katër presidentë, zotohen për forcim të bashkëpunimit

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Bitcoin me rënie të lehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën