TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV hap fushatën dy ditë para afatit zyrtar, Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’

by TËVË 1
5 muaj ago
3
A A
VV hap fushatën dy ditë para afatit zyrtar, Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën për balotazh dy ditë para kohe në Prishtinë.

Mandatari Albin Kurti, i cili nuk arriti ta formojë qeverinë e re pasi nuk mori votat e nevojshme, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e partisë që ai drejton.

“Këto zgjedhje janë për ju, sepse ju e keni në dorë që ta vulosni ndryshimin, të votoni për atë parti që në nivelin qendror ka rritur ndjeshëm rrogat e pensionet, bursat për studentë e shtesat për fëmijë, ndërsa në nivelin lokal kudo që kemi qeverisur kemi investuar shumë më tepër se sa paraardhësit tanë nga të cilat fatkeqësisht trashëguam vetëm se borxhe…”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në garën e balotazhit në komunat e tjera më 9 nëntor.

Kurti ndonëse nuk e pranoi se nuk kishte votat për formim të qeverisë së re, ai tha se më 9 nëntor do të votohet kundër “bllokuesve e blloqeve”.

“Populli i Kosovës ka patriotizëm shembullor e rini moderne. Keni për ta parë se ky popull do të votojë në balotazh dhe do të votojë kundër bllokimit e blloqeve të prapaskenës, blloqet bllokuese do të bllokohen, e komunat anembanë do të zhvillohen”, ka thënë Kurti.

Kurti gjatë këtij tubimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Hajrulla Çekun, kandidat i Vetëvendosjes, për kryetar të ardhshëm të Prishtinës më 9 nëntor, duke e quajtur si ministrin më të suksesshëm për investime, me një mision të veçantë për kryeqytet.

Kandidati për kryetar Hajrulla Çeku tha se Prishtina në të ardhmen do të jetë funksionale dhe e zhvilluar, dhe se për këtë i nevojitet vota e qytetarëve më 9 nëntor.

“Ne po bëhemi bashkë për shkolla më të mira për kryeqytetin për një mësim serioz, për më shumë çerdhe, që prindërit e gratë të kenë mundësi të aktivizohen në tregun e punës. Ne po bëhemi bashkë për një Prishtinë të sportit, pasi i presim Lojërat Mesdhetare…Ne po bëhemi bashkë për përkujdesje për të gjithë që kanë nevojë, po bëhemi bashkë ku buxheti nuk iu shërben grupeve të caktuara, por për t’i adresuar hallet e qytetarëve, ndërsa investimet do të bëhet aty ku ka nevojë”, tha Çeku.

Nga ky tubim, Kurti bëri fushatë edhe për kandidatët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në 12 komunat e tjera dhe nga një fjalë rasti mbajtën kandidatët e kësaj partie në këto komuna.

Në raundin e parë më 12 tetor, VV ka fituar në tri komuna – Shtime, Podujevë e Kamenicë. Ndërsa është balotazh në 12 komuna – Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Viti, Kaçanik, Vushtrri, Fushë- Kosovë, Obiliq, Rahovec, Gjilan.

Tags: albin kurtiLVVTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën