TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vulin kërkon që Serbia t’u bashkohet shteteve që janë kundër Perëndimit

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Vulin kërkon që Serbia t’u bashkohet shteteve që janë kundër Perëndimit

Termi BRICS, formohet nga shkronjat e para të shteteve si: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Ky bllok i vendeve me ekonomi në rritje është formuar si grup joformal në vitin 2009, me nismën nga Rusia dhe për qëllim ka sfidimin e rendit botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimit.

Më shumë se 40 vende janë duke pritur që të bëhen pjesë e këtij blloku, të cilat kanë deklaruar se kanë marrë përkrahje nga vendet anëtare se mund t’i bashkohen këtij organizimi. Pretendime për t’iu bashkuar bllokut kundër perëndimit ka shfaqur edhe Serbia.

Lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, i cili është në listën e zezë të SHBA-së, së bashku me deputetët e tjerë të kësaj force i kanë dorëzuar Kuvendit serb një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, në një prononcim për tëvë1, tha se kjo kërkesë e Vulinit, tregon se Serbia nuk mund të largohet nga Kina dhe Rusia.

“Ka të bëjë shumë me perspektivën e Serbisë që nuk mund t’i largohet  atij partneriteti që ka krijuar tashmë me Kinën dhe Rusinë …Lëvizja e Vulinit është një lëvizje jo vetëm që tregon se çfarë janë perspektivat dhe çfarë janë qëndrimet e Serbisë por tregon edhe diçka tjetër, që nuk ka kompromis me Serbinë. Serbia çfarëdo që premton e bënë në mënyrë konjekturale, për të fituar kohë, por nuk mund të shkëputet nga ajo”, tha Nesho.

Neshto tutje tha se qasjet e tilla anti-perëndimore brenda Serbisë, mund të shihen edhe si të rrezikshme.

“Ky është një provokim i hapur për Evropën dhe aq më tepër që ky nuk është një vend i konsoliduar evropian … Kjo është shumë e rrezikshme dhe vetëm njerëz si Vulin dhe të përkrahur nga Vuciqi të cilët nuk ndryshojnë dhe ne duhet të jemi të qartë ashtu siç kemi qenë në pozicionet e tona, se këta vetëm përpiqen të luajnë politikë, përpiqen vetëm duke pasur frikë nga perëndimi dhe nga ato masat që mund të marrin, por këta nuk janë vend perëndimor”, shtoi ai.

Brazili, Rusia, India dhe Kina janë vendet që e kanë themeluar këtë bllok, ndërsa Afrika e Jugut, është vendi i parë që ka përfituar nga zgjerimi i tij në vitin 2010. Këto pesë shtete përbëjnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së botës dhe rreth 25% të ekonomisë globale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Kallas: Liderët politikë të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Izraeli vrau 104 persona gjatë natës në Gaza, por thotë se tani ka rifilluar armëpushimin

Raporti i gazetës holandeze për 114 fëmijë të qëlluar në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit 2026

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën