Ai deklaroi të enjten pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se ka ekzistuar mundësia që të ketë takim, por sipas tij, tash “nuk beson më”.
Vuçiq ka thënë se ka marrë me vete dokumente të cilat ia ka treguar presidentit të Francës.
“Ia kam treguar ato Macronit. Ja president, ja ku i ke. A thuhet KS apo RKS. Unë vetëm këtë po kërkoj, por ata s’duan që ta realizojnë sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në vitin 2020. Ne vetëm këtë po e kërkojmë, atë çfarë është e shkruar. Asgjë më shumë”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.