TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vuçiq vrau dialogun me Kosovën

nga tëvë1
27 Shtator, 2023
0
A A
Vuçiq vrau dialogun me Kosovën

Shkruan: Arben Çejku

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk mund të pranohet dhe të ulet përsëri në të njëjtën tryezë dialogu me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilin e goditi pas shpine me armët e forcave speciale dhe bandave të organizuara nga Beogradi zyrtar.

Maska e Vuçiq si një politikan pro-perëndimorë që punon për paqen dhe dialogun (me Kosovën) u gris më 23 shtator në Zveçan dhe sot ai është politikani më i urryer në rajon e më gjerë. Ai u tregua i pabesë me të gjithë aktorët (SHBA, BE, NATO, Kosovë etj), përfshi edhe forcat speciale që nisi në Kosovë, të cilave u kishte premtuar mbrojtjen e ushtrisë serbe të vendosur në kufi.

Ai doli lakuriq para të gjithëve, si një kufomë politike. Hipokrizia e Vuçiqit në sjelljen e tij ndaj Uashingtonit, shpjegohet me mbrojtjen që i ka bërë dhe i bën kreut të shërbimit sekret serb (BIA), Aleksander Vulin, i cili është në listën e zezë amerikane dhe “persona non grata” në Kroaci.

Në vend që ta largonte Vulinin, i cili akuzohet për lidhjet e tij të fuqishme me Rusinë dhe grupet kriminale në veri të Kosovës, Vuçiq, bekoi operacionet e tij speciale, siç ishte pengmarrja e tre policëve të Kosovës më 14 qershor apo sulmi kriminal më 23 shtator në Zveçan. Hetimet që po zhvillohen në Prishtinë ndaj të arrestuarve, do të tregojnë më qartë rolin e Vulin dhe Vuçiq në këtë ngjarje.

Zhvillimet e fundit në Zveçan, treguan se refuzimi i Vuçiq për të firmosur Marrëveshjen me Kosovën në Bruksel dhe në Ohër, nuk ka qenë një kryeneçësi, por pjesë e planit djallëzor për të fituar kohë deri në finalizimin e operacionit ushtarak për pushtimin e veriut të Kosovës! Plani serb për krijimin e një realiteti të ri në veri të Kosovës, nëpërmjet përdorimit të operacioneve speciale, u dogj në oborrin e Manastirit ortodoks në Banjskë të Zveçanit! Platforma putiniste e pushtimit të veriut të Kosovës siç bëri Rusia në Krime, mori fund falë mbështetjes që ka Kosova nga aleatët e saj të mëdhenj, të cilët monitoronin prej kohësh sjelljen absurde të Beogradit. Politikanë britanik alarmuan botën për furnizimin me armë të veriut të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sulmi terrorist i Serbisë në Zveçan, nuk ishte një “incident”, siç duan ta paraqesin disa burokratë në Bruksel, por ishte një inkursion i mirëfilltë ushtarak kundër një shteti të njohur nga mazhoranca e vendeve demokratike (BE dhe NATO). Fundja, vetë Vuçiq, nuk po e trajton si “incident”, por si një “betejë për të mbrojtur serbët në veri të Kosovës nga terrori i Kurtit”.

Madje me argatët e tij të propagandës ai po synon ta paraqesë atë që ndodhi në Kosovë si fillimin e një beteje të madhe për “shpëtimin e serbëve”. Kjo do të thotë që Kosova dhe miqtë e saj, duhet të jenë vigjilentë në Kosovë dhe përreth saj.

Nëse presidenti serb, Vuçiq, do t’i kërkonte falje Kosovës dhe do të shpallte distancim të qartë kundrejt grupit terrorist që sulmoi në Zveçan e, për më tepër, nëse në takim me ambasadorët e Quintit në Beograd do të kërkonte hetim të pavarur ndërkombëtar, atëherë ngjarja edhe mund të konsiderohej si “incident”. Nxitimi i tij për të hyrë nën sqetullën e ambasadorit rus në Beograd, nuk ishte rastësi, por hap strategjik që tregon rrugën që ka marrë së fundi lidershipi serb. Pabesia e veprimeve të tij nuk ka goditur Kosovën (e cila nuk ka patur iluzione) aq sa ka dërrmuar besimin që kishin tek ai Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ndërmjetësit europian, Lajçak e Borrell.

Që prej 23 shtatorit, presidenti serb Aleksander Vuçiq i ka duart me gjak, me gjakun e dëshmorit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai vrau dialogun me Kosovën! Kjo datë do të shënojë edhe fillimin e fundit të tij politik, sepse mashtrimet dhe manipulimet propogandistike që i bën audiencës serbe, nuk do t’i pijnë më ujë.  SHBA dhe BE nuk do ta konsiderojnë më si partner dhe e vetmja fije që e mbante në pushtet ishte roli i tij në dialogun me Kosovën, prandaj iu toleruan shkeljet demokratike. Izolimi i tij politik është i pashmangshëm, ndërkohë që opozita në Serbi po artikulohet qartë kundër tij si luftënxitës!

Borrel dhe Lajçak kanë dështuar prej kohësh, por veprimet e fundit të Beogradit treguan se ato u përdorën si aktorë për të mbajtur në skenë Vuçiqin deri në momentin kur në veri të Kosovës, të krijohej një realitet tjetër i favorshëm për Serbinë. Dorëheqja e tyre do t’i shpëtonte, ndërkohë që Kosova nuk ka pse u jep më besim dhe t’i presë në institucionet e saj, aq më tepër nëse vijnë me fjalët e Vuçiq. Nëse ata pretendojnë se i ka prerë në besë miku i tyre Vuçiq, atëherë le ta thonë, në të kundërt, del që kanë qenë pjesë e skenarit anti-shqiptar.

BE, SHBA dhe Britania e Madhe duhet që sa më parë të hartojnë një plan të ri të qasjes së tyre ndaj sigurisë në Balllkanin Perendimorë, duke marrë në konsideratë faktin se Serbia është nën ndikimin e plotë rus dhe nuk mund të ketë iluzione për sjellje ndryshe të Vuçiq, i cili e sheh vitin 2024 si vit elektoral në BE dhe SHBA dhe vit për të blerë kohë në raport me Kosovën. NATO duhet të shtojë trupat e saj dhe elementët e tjerë të sigurisë duhen përforcuar, ndërkohë që krehja e zonës së sigurisë duhet bërë e plotë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës, sipas së cilës trupat serbe duhet të qëndrojnë disa kilometra larg kufirit me Kosovën dhe jo të jenë aktiv brenda kufirit, siç ka ndodhur deri tani.

Brukseli dhe Uashingtoni duhet të mendojnë seriozisht për zëvendësimin e personave që deri tani kanë patur kredenciale për të biseduar me Kurtin e Vuçiqin, për shkak se nuk kanë kredibilitet dhe besueshmëri të mjaftueshme. Ata treguan pafuqi për të detyruar palët të nënshkruajnë dhe të nisin nga zbatimi i marrëveshjeve të dakortësuara. Për më tepër ata nuk kanë më asnjë mundësi të rikthejnë palët në dialog, i cili sot është në udhëkryq.

Për të rikthyer Serbinë e Kosovën në dialog, duhet hartuar një strategji e re e koordinuar mes SHBA–së dhe BE-së duke llogaritur që Vuçiq është kartë e djegur. Ushtrimi i presionit vetëm mbi Kosovën, nuk ka dhënë asnjë rezultat, sepse është sjellje e padrejtë dhe e padenjë. Kosova e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe mund ta avancojë atë në koordinim me BE e SHBA, por në çdo rast, Serbia nuk do kënaqet. Sulmi në Zveçan tregoi se Beogradi zytar nuk kërkon “Asosacionin e Komunave Serbe” në veri të Kosovës, por synon aneksimin e veriut të Kosovës, në emër të “mbrotjes së serbëve”.

Ky do të ishte momenti më i mirë që 5 vendet e BE që nuk e njohin Kosovën, të bëjnë një hap përpara duke e pranuar atë në emër të ruajtjes së paqes dhe largimin e influencës ruse nga rajoni ynë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Babai raporton zhdukjen e vajzës së tij në Shtime

Babai raporton zhdukjen e vajzës së tij në Shtime

Fillon sot “Defender Europe 2025″, Kosova ndër 18 shtetet nikoqire

Fillon sot “Defender Europe 2025″, Kosova ndër 18 shtetet nikoqire

Psikologët tregojnë arsyet se pse të rinjtë braktisin fëmijët

Psikologët tregojnë arsyet se pse të rinjtë braktisin fëmijët

27 vjet nga masakra e 25 majit në Lybeniq

27 vjet nga masakra e 25 majit në Lybeniq

Live – Nis seanca e Kuvendit

Të dielën edhe një tentim për konstituimin e Kuvendit

Sot mot i vranët dhe me riga shiu

Sot mot i vranët dhe me riga shiu

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X