TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq thotë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “garë armësh” pas memorandumit me Kosovën

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Vuçiq: Nuk i financojmë mediat shqiptare në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiq për gazetarë në Bruksel më 19 mars.

Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiq theksoi se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”.

Ai tha se këtë çështje e ngriti në takim me shefin e aleancës veriatlantike, por nuk tregoi çfarë ka thënë Rutte në lidhje me të.

“Është detyra jonë t’ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se me Rutten ka biseduar dhe situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Rutte, ndërkohë, shkroi në X se me presidentin serb bisedoi për rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe se “si të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi”.

Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh dhe rëndësinë e reagimit të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Deklarata përfshin, siç raporton Radio Televizioni Kroat, promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euro-atlantik.

Deklarata lë të hapur mundësinë për vende të tjera për t’iu bashkuar asaj.

Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës sepse e konsideron shtetin pjesë të saj, megjithëse dialogon me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në një proces që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve, shkruan REL.

Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, dhe Kosova e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024.

Tags: Aleksander VuçiqKroaciaShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën