TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq thotë se s’do t’i zbatojë pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Bruksel ua ka bërë të qartë krerëve evropianë se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme t’i përmbush gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për Pavarësinë e Kosovës.

“Vendi ynë nuk është në pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Kur flasim për Banjskën, shumë thonë se vdiq një person, por vdiqën katër. Ne jemi gati t’i përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për Pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë tjerat dhe dikush duhet ta formojë AKS-në. Shqiptarët po mendojnë dredhi pas dredhie. Nuk po ja dalin, por kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë, që po vuajnë nga terrori i Kurtit”, tha Vuçiq në një intervistë për “TV Prva”.

Pas takimit të së enjtes në Bruksel, Qeveria e Kosovës njoftoi se kryeministri Kurti ofroi të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër, gjithashtu se Kosova është e gatshme t’i plotësojë të gjitha pikat, përfshirë edhe pranimin e draftit “modern evropian” të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që u ofrua nga emisarët.

Ndërkohë, Vuçiq ka deklaruar se nuk ka kërkuar të pranohet asnjë letër anësore.

“Nuk kam ofruar asnjë letër anësore, siç ka thënë Kurti. Kam thënë se jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, pastaj kam vënë presje dhe kam shtuar se nuk mund të pranojmë asgjë që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB. E kam thënë në Ohër dhe në Chisinau, e kam thënë çdo herë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb ka treguar edhe si refuzoi të nënshkruante atë që i propozuan krerët evropianë.

“Unë isha ulur përballë Macronit, Scholzit, Borrellit, Lajçakut. Macroni më jep letra dhe ai më thonë të nënshkruajë, dhe unë ulem vetëm dhe llogaris me kokë dhe në fund u them se kam Kushtetutën e Serbisë, të cilën e dua dhe e respektoj dhe nuk mund ta nënshkruaj”, tha ai.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Bruksel zhvilluan takime të ndara me krerët e shteteve më të fuqishme evropiane dhe krerët e BE-së. Takimet u zhvilluan në margjina të Samitit të BE-së./teve1.info/

Tags: Aleksander VuçiqBrukselnjohja e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

“Punëtori frikësohet të shkojë në punë”- aksion i Institutit për Aksion Afirmativ

“Punëtori frikësohet të shkojë në punë”- aksion i Institutit për Aksion Afirmativ

6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kurti: Marrëveshja mbetet valide

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova mbetet jashtë listës së UEFA-së, nuk është në planet e Juventusit

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj, në shtëpinë e tij gjenden armë dhe municion

Naftëtarët paralajmërojnë rritjen e çmimeve të naftës edhe në Kosovë

Naftëtarët paralajmërojnë rritjen e çmimeve të naftës edhe në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën