TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vuçiq, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat

“Po shkoj në Bruksel për të biseduar, nuk shpresoj për ndonjë rezultat, por po shkoj për bisedime”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd më 11gusht, raporton REL.

Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq deklaroi për mediat se beson se pala e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se është duke e imponuar vullnetin e vet.

“Atyre nuk u intereson se çfarë do të thotë Beogradi, kështu që unë as nuk e di se për çfarë është dialogu. Ata që deklaruan se duhet të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, më lejoni që t’i pyes ata se a po bëjnë shaka? Çfarë kemi negociuar”, tha Vuçiq.

Çështja e Asociacionit që një kohë të gjatë është shndërruar në pengesë në dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për krijimin e Asociacionit, palët nënshkruan një marrëveshje më 2013. Më 2015, në kuadër të dialogut në Bruksel, palët po ashtu arritën marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte plotësisht në harmoni me Kushtetutën.

Sipas vendimit të Kushtetueses konstatohet se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komunat ku një bashkësi etnike është shumicë.

Vuçiq po ashtu tha se beson se Kosova do të jetë në agjendën e Kuvendit të Serbisë gjatë muajit shtator.

“Besoj se në shtator Kuvendi do të analizojë situatën me Kosovën dhe Metohinë. Ky është obligimi ynë. Qytetarët duhet të dëgjojnë se cili është obligimi ynë dhe shpresoj që arsyeja të mbizotërojë”, shtoi ai.

Vuçiq po ashtu tha se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.

“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, tha Vuçiq, duke paralajmëruar kundër një gjëje të tillë.

“Kërkesa ime për shtetet e QUINT-it është që të mos e bëjnë këtë, Kurti të mos i gënjejë ata. Nuk ka pasur të shtëna në veri, nuk do të lejojmë askënd që të hapë zjarr ndaj ushtarëve dhe policëve tanë në Serbinë qendrore, madje as ndaj NATO-s. Unë u kërkoj që të mos synojnë të bëjnë diçka të tillë”, tha Vuçiq duke mos specifikuar se çfarë planeve po i referohej.

Takimi Kurti-Vuçiq i 18 gushtit do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas më shumë se një viti. Për herë të fundit në Bruksel ata u takuan në korrik të vitit 2021.

Tags: albin kurtiAleksander VuçiqDialogu Kosovë-Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luftën çlirimtare

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe Bashkësinë Ndërkombëtare

Konjufca: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shpifje, do të dështojnë

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luftën çlirimtare

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe Bashkësinë Ndërkombëtare

Konjufca: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shpifje, do të dështojnë

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën