TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

by tëvë1
1 orë ago
3
A A
Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me tone akuzuese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas thirrjes së këtij të fundit për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të hetonte krimet e njohura si “Sarajevo Safari”, të kryera gjatë rrethimit të Sarajevë në fillim të viteve ’90.

Kurti e ngriti këtë çështje gjatë konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Krimeve të Luftës në Kosovë, duke theksuar se ekzistojnë informacione serioze se persona të ndryshëm kanë paguar për të qëlluar civilë boshnjakë me snajperë, në atë që njihet si “turizëm i snajperëve” – një praktikë e cilësuar si krim i rëndë lufte.

Në reagimin e tij, Vuçiq shmangu thelbin e thirrjes për hetim ndërkombëtar dhe, në vend të kësaj, e drejtoi diskursin drejt akuzave ndaj Prishtinës, duke e lidhur çështjen me tema të tjera, përfshirë “Shtëpinë e Verdhë” dhe pretendime territoriale.

Mund të organizosh 1,000 gjykata, nuk ia vlen… Por nervozizmi i Prishtines është për shkak të Shtëpisë së Verdhë dhe problemeve që kanë. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Po flasim vetëm për Shtëpinë e Verdhë, por vetë fakti që dikush po u merr 14% të territorit është në kundërshtim me të gjitha dispozitat e së drejtës publike ndërkombëtare, gjë që i bëri evropianët të hidhen tani. Ata e hapën vetë kutinë e Pandorës, nëse dhe kur do ta mbyllin… Nuk jam i sigurt. Ne gjithmonë e kemi respektuar ligjin, kemi parime dhe politikë, dhe këta të tjerët jo”, shprehet Vuçiq.

Ndërkohë, thirrja e Kurtit për një gjykatë të posaçme është mbështetur nga disa zëra akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët vlerësojnë se hetimi i pavarur i krimeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë mbetet i domosdoshëm për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin rajonal.

Sipas këtyre vlerësimeve, reagimi i Vuçiqit shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë politike për të delegjitimuar nismat që hapin çështjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, duke e përdorur diskursin publik për të sulmuar Prishtinën në vend të adresimit të akuzave në mënyrë substanciale.

Kurti e riktheksoi se “e ashtuquajtura ‘Shtëpi e Verdhë’ në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

<span;>E kjo qasje e Vuçiqit është përpjekje për të relativizuar krimet e luftës dhe për ta zhvendosur debatin nga përgjegjësia historike drejt polemikave aktuale politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të bëhemi gati për zgjedhje, t’i japim fund propagandës populliste

Zgjedhja e presidentit, Kurti të hënën takon Abdixhikun

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Nuk mbështesim asnjë kandidat për president që nuk përfaqëson unitetin qytetar

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama: Kryeqyteti s’ka nevojë të ndajë buxhet për TRAM-in elektrik, projekti po bëhet me sektorin privat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën