TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq provon të gënjejë edhe në emër të Parlamentit Evropian, e përfshin Piculën dhe studentët që po protestojnë në Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
14
A A
Vuçiq provon të gënjejë edhe në emër të Parlamentit Evropian, e përfshin Piculën dhe studentët që po protestojnë në Serbi

Presidenti i Serbisë provoi ta manipulojë popullin me një të pavërtetë. Këtë herë ai përfshiu në lojën e tij raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.

Vuçiq gënjeu hapur se studentët e Serbisë kishin refuzuar një ftesë për takim nga ana e Piculës.

Por kjo gënjeshtër nuk i zgjati shumë Vuçiqit. Kjo pasi sot dikush nga Parlamenti Evropian ka demantuar çdo fjalë që doli nga goja e Vuçiqit.

“Takimi mes studentëve në bllokadë dhe raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, nuk ishte i planifikuar”, thonë për European Western Balkans burime nga Parlamenti Evropian.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të hënën në mbrëmje, gjatë një dalje në televizionin Happy, se studentët në bllokadë kishin refuzuar një ftesë për t’u takuar me Piculën.

Vuçiq ka theksuar se nuk do të takohet me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë dhe se është i kënaqur që edhe studentët ia kanë refuzuar ftesën për të biseduar.

Megjithatë, burime nga Parlamenti Evropian thonë për EWB se një takim i tillë as që ishte planifikuar.

Siç tha raportuesi për Serbinë dje gjatë ditës, të gjitha takimet e tij ishin caktuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, transmeton portali European Western Balkans, shkruan nova.rs

Kështu, gjatë vizitës së tij në Novi Sad, Picula u takua vetëm me përfaqësuesit e Unionit Rinor të shoqatës “OPENS”, e cila u hap në korrik të vitit të kaluar me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Serbi.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ndodhet për një vizitë treditore në Serbi, Ai dje ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Asamblenë Kombëtare, mes të cilëve kryeparlamentarja Ana Brnabiq.

 

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

I vazhdohet paraburgimi në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçit

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën