TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq në OKB: Falënderoj 107 shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Vuçiq në OKB: Falënderoj 107 shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se 107 shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se disa prej tyre kanë qenë nën presion për të ndryshuar qëndrimin e tyre.

“Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm nga e ashtuquajtura Kosovë. E dimë se shumë prej jush keni qenë subjekt i presionit. Faleminderit që keni qenë konsistente”, tha Vuçiq.

Në fjalimin e tij, presidenti serb kritikoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Serbi në vitin 1999, duke e lidhur atë me çështjen e Kosovës.

“Tentuan të merrnin 14 për qind të territorit të Serbisë. Kjo mund të duket si e kaluar e largët për ta, por plagët e vendosura në të drejtën ndërkombëtare janë të thella dhe të rënda”, deklaroi ai.

Vuçiq foli edhe për Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ai pretendoi se Serbia i ka përmbushur obligimet e saj të përcaktuara në marrëveshje, ndërsa tha se nuk është zbatuar krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Dua t’ju paralajmëroj të gjithë këtu, kujdes kur nënshkruani me fuqitë e mëdha. Kështu nënshkruam Marrëveshjen e famshme të Brukselit në vitin 2013, duke tentuar të zgjidhim problemet mes serbëve dhe shqiptarëve përmes kompromisit”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se, sipas tij, të gjitha obligimet e ndërmarra nga Serbia janë përmbushur, ndërsa Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ende nuk është themeluar.

Çështja e Kosovës zuri një pjesë të rëndësishme të fjalimit të presidentit serb në OKB.

Vuçiq përsëriti qëndrimin e Beogradit se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe se Serbia do të vazhdojë të mbrojë, siç tha ai, integritetin territorial dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij, ai iu referua edhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e lidhur atë me qëndrimin e Serbisë për statusin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën