TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane

by teve1
1 vit ago
0
A A
Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar të martën Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Sarajevë se ka “shkaktuar krizën” në Bosnje e Hercegovinë (BeH).

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Me këtë, ai iu referua çështjes nga maji i vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror, e jo me ligj entiteti.

Ai kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quajti ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe në bazë të cilit akt, se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve, siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.

Vuçiq shtoi se për këtë, ndër të tjera, ata “kanë marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnje e Hercegovinës”.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Fotografi nga arkivi.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)

Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore. Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror.

Në postimin e tij në Instagram, Vuçiq iu referua dispozitave të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila, tha ai, “parashikonte se të gjitha funksionet dhe kompetencat shtetërore që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, do t’u takojnë entiteteve”.

Vuçiq paralajmëroi një ditë më parë se do t’i përgjigjet kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor. Mirëpo, në njoftim ai nuk ka komentuar vlerësimin e Ambasadës Amerikane për konkluzionet e kuvendit.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëvizja palestineze Fatah e quan planin e Trumpit për Gazën “dokument nënshtrimi”

Lëvizja palestineze Fatah e quan planin e Trumpit për Gazën “dokument nënshtrimi”

Lirohen 3 pengje izraelite në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë

Izraeli arreston përsëri dhjetëra palestinezë të liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Trump ringjall idenë për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të

Trump ringjall idenë për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të

Trump deklaron se “qytetet e rrezikshme” mund të shërbejnë si “fusha stërvitjeje” për ushtrinë

Trump deklaron se “qytetet e rrezikshme” mund të shërbejnë si “fusha stërvitjeje” për ushtrinë

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Presidenca përmbledh vizitën në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

Presidenca përmbledh vizitën në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

Lladrovci për publikimin e audio-incizimit: I prerë dhe i përdorur për shantazh

Lladrovci për publikimin e audio-incizimit: I prerë dhe i përdorur për shantazh

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Kurti diskuton me senatoren Shaheen për marrëdhëniet Kosovë–SHBA

Kurti diskuton me senatoren Shaheen për marrëdhëniet Kosovë–SHBA

Rama: Kemi instaluar 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve

Rama: Kemi instaluar 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën