TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq: Do të nisem drejt kufirit me Kosovën, Kurti dëshiron konflikt mes serbëve dhe NATO-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vetëm një dëshirë – të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s.

Sipas tij, Kurti po dëshiron të çojë në gjakderdhje të gjithë rajonin dhe theksoi se ai është i vetmi fajtor për atë që po ndodh në Kosovë.

“Në tre ditët e fundit edhe një person i pafuqishëm dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, pas adresimit të tij, ka thënë se do të niset menjëherë drejt pikës kufitare me Kosovën

“Ne do t’i vizitojmë ata sonte dhe nuk do të lejojmë therjen e serbëve. Kam biseduar me zyrtarë ndërkombëtarë dhe nesër duhet të mbahet një takim me përfaqësuesit e Quintit”, tha ai, shkruan Tanjug.

Ai ka shtuar se kërkon nga serbët në Kosovë që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n

“Unë po kërkoj nga serbët e Kosovës dhe Metohisë që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, jo se kemi frikë, por se e dëshiron më së shumti Kurti, le të protestojnë në mënyrë paqësore, sikur bënë sot, le të ulen, sepse kur ata kundërshtojnë pushtuesin shqiptar në mënyrë paqësore, atëherë askush nuk mund t’i nënshtrojë”, apeloi ai.

Ndërsa theksoi se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka kërkuar takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

KEK nis startimin e njësisë A4 në Termocentralin Kosova A, procesi pritet të zgjasë deri në katër orë

KEK nis startimin e njësisë A4 në Termocentralin Kosova A, procesi pritet të zgjasë deri në katër orë

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak

Kurti takohet me kryeministrin britanik Andy Burnham në Dublin

Kurti takohet me kryeministrin britanik Andy Burnham në Dublin

MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

Ymeri ngre shqetësime për 777 punësimet në KEK gjatë vitit 2025: Punëtorët e rinj nuk po punojnë në prodhim

Ymeri ngre shqetësime për 777 punësimet në KEK gjatë vitit 2025: Punëtorët e rinj nuk po punojnë në prodhim

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën