TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq: Do të luftojmë për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë të shtunën, temë pritet të jetë Kosova

Ndonëse barrikadat janë hequr, në përjashtim të kamionëve të djegur të cilët ende nuk janë larguar, Vuçiq tha se situata është e vështirë dhe se paraqet rrezik.

“Unë thirra përfaqësuesit evropianë sot në mëngjes, dhe i luta të kenë kujdes, situata, është shumë më e vështirë dhe e rrezikshme se sa mendoni, shumë më e rrezikshme dhe e vështirë, sonte në televizionin Prva do të flas për detajet dhe do të flas se pse i ikëm fatkeqësisë këtë herë dhe pse autoritetet e Prishtinës nuk guxuan të vinin në veri, por sigurisht që do të kishim një fatkeqësi me NATO, pra ne arritëm ta shmangnim në këtë moment, por populli serb është aq i vendosur që më terrorin mbi veti nuk do ta lejoj. Prandaj kam shumë frikë nga papërgjegjësia edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar, veçanërisht nga autoritetet e Prishtinës, nga autoritetet arrogante të Prishtinës, dhe atë që pres, pres që ata në gjysmën e parë të janarit, të mëdhenjtë do të vijnë nga bota të më mbajnë ligjërata se si duhet të arrijmë atë marrëveshje që atyre u pëlqen atyre, që shkakton një buzëqeshje dhe një përqeshje në fytyrat e njerëzve nga tv N1”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket heqjes së barrikadave, ai tha se në deklaratat e ndërkombëtarëve kanë marrë garancinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veri, jo vetëm pa pëlqimin e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë.

“Ne më herët këtë nuk e kemi pasur, më parë as për forcat e sigurisë së Kosovës, kështu që çfarë humbëm, çfarë fituam, më lejoni të bëj një përmbledhje të shkurtër së pari në letrat që janë në deklaratat e që kanë dhënë bashkërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra Komisioni Evropian, Qeveria e Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe KFORI do të thotë NATO, janë dy deklarata një është deklaratë e përbashkët e evropianëve dhe amerikanëve dhe një është deklaratë e NATO-s. Në ato dy deklarata nuk ekziston, ta analizojmë atë që është e keqe për serbët asgjë, nuk ka asnjë pikë me të cilën pakësohen të drejtat e serbëve dhe me të cilën serbëve u vendoset ndonjë obligim. Sa i përket asaj që fituam për herë të parë kemi diçka që ka të bëjë me të gjitha palët, kështu që për ardhjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës… për herë të parë, ne kemi garanci që ato që ata e quajnë ushtri, forcat e tyre të sigurisë në një deklaratë që nuk është ‘Inter partes’, domethënë midis shqiptarëve dhe NATO-s ne kemi garanci që nuk mund të hyjnë në veri, jo vetëm pa pëlqimin e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë. Asnjëherë deri më sot këtë nuk e kemi pasur”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë po ashtu se pret që ndërkombëtarët të përmbushin garancitë që ai tha si iu kanë dhënë për heqjen e barrikadave.

Vuçiq dëshmoi edhe njëherë se Serbia nuk heq dorë nga idetë e saj shoviniste për një Serbi të madhe. Ai tha se vendi që e udhëheq “do të luftojë për Kosovën e vet”.

“Na pret kohë e vështirë për Kosovën, por do të luftojmë do të luftojmë dhe tani kemi luftuar, kemi arritur ‘letra’ të mira dhe kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin do të luftojmë kjo është ajo që iu premtoj, kjo është ajo që i kam premtuar popullit tonë në Kosovë, a e dini se pse më besuan dhe askush nuk ishte aty për t’i larguar barrikadat prej tyre, nuk ishte askush nga populli nuk ishte, sepse ata panë se sa shumë po luftoja, sepse një natë më parë më dëgjuan se si dukej dhe si duken ato biseda dhe si bukfalisht u kacafytëm për fjalën barrikadë, të mos flas për gjëra të tjera. Ajo që unë premtoj është se do të luftojmë për popullin tonë dhe për Kosovën tonë, për Serbinë tonë, nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e lehtë për ata që janë të pikëlluar nga vuajtjet e Serbisë, për të gjithë ata që e duan Serbinë. Do të jetë e vështirë, por ngadalë”, ka thënë ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën