TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq bisedon me Blinkenin për tensionet në veri të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese ndaj Serbisë “nëse nuk sillet siç duhet”.

Presidenti serb u tha gazetarëve në Beograd se gjatë bisedës që e përshkroi si “jo të lehtë”, të dy janë pajtuar se është i nevojshëm “shtensionimi dhe shtimi i rolit të KFOR-it” që sipas tij mbështetet nga Serbia. Ai tha se i ka mohuar zërat se Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie.

Presidenti serb tha se me sekretarin Blinken nuk është pajtuar për natyrën e ngjarjeve në Kosovë dhe posaçërisht me “sovranitetin e Kosovës”. Ai tha se sekretari amerikan foli edhe për “masat e mundshme ndaj Serbisë, nëse nuk sillemi në mënyrën e duhur”, raporton Zëri i Amerikës.

“Ju jeni një vend i madh, një superfuqi, u takon juve të bëni atë që mendoni se duhet. Unë jam plotësisht kundër kësaj dhe mendoj se është shumë keq, por ka gjëra që duhet t’u përmbahemi, dhe kjo është para së gjithash e vërteta”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi.

Rreshteri i policisë së Kosovës u vra të dielën në fshatin Banjskë në veri të vendit në një sulm të një grupi të armatosur serb të drejtuar nga Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashmë i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës të mbështetur nga Beogradi.

Gjatë përleshjeve që pasuan vrasjen e oficerit të policisë, tre sulmues mbetën po ashtu të vrarë në incidentin më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Prishtina akuzoi Beogradin për organizim dhe mbështetje të sulmit. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila takoi të premten ambasadorët e vendeve krysore perëndimore në Prishtinë, kërkoi që bashkësia ndërkombëtare t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për veprimet e saj kundër Kosovës, “duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”.

Mungesa e masave, tha ajo, “mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste”.

Beogradi mohon lidhjet me grupin e armatosur ndërsa akuzon Prishtinën për sic thuhet krijimin e “gjendjes së terrorit në veri”.

Sulmi i së dielës u cilësua si terrorist nga institucionet e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë. Ngjarja nxiti shqetësime të reja për qëndrueshmërinë në rajon dhe të premten NATO-ja tha se ka miratuar shtimin e forcave të saj në terren.

Tags: Aleksander VuçiqAntony BlinkenSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Nën sanksionet e SHBA-së – cilat subjekte juridike nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Specialja: S’ka vendim të ri për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Nën sanksionet e SHBA-së – cilat subjekte juridike nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Turqia mbyll Botërorin me fitore

Turqia mbyll Botërorin me fitore

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Ardian Gjini mban sot konferencë për media, Aleanca nuk zbulon arsyen

Parashikimi i motit për ditën e sotme

​Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën