Një anëtar i një grupi të organizuar, siç raportohet, kriminal, ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për gazetën “Vijesti” jozyrtarisht nga administrata e policisë malazeze.
Ky medium raporton se viktima është Edmond Mustafa. Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.
Mediat lokale raportuan se sulmuesi u largua me një motoçikletë.
Hetimi është duke vazhduar.