TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vriten nëntë ushtarë pakistanezë nga një sulm vetëvrasës

nga tëvë1
1 Shtator, 2023
0
A A
Vriten nëntë ushtarë pakistanezë nga një sulm vetëvrasës

Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor.

Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP).

“Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit”, thuhet në komunikatë.

Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin.

Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.

Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, e dënoi sulmin me bombë.

“Zemra më është thyer nga humbja e 9 ushtarëve trima në Divizionin Bannu, KPK, në një akt terrorist frikacak që plagosi shumë [të tjerë]. Aktet e tilla janë plotësisht të dënueshme”, tha Kakar në X, rrjetin e social të njohur më parë si Twitter.

Numri i sulmeve vetëvrasëse vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë në dhe afër Vaziristanit të Veriut në vitin 2023 është duke u rritur. Vaziristani i Veriut shërbeu si bazë për kryengritësit derisa ushtria njoftoi vite më parë se e kishte pastruar rajonin nga militantët vendas dhe të huaj.

Një nga më vdekjeprurësit ishte një sulm vetëvrasës më 30 korrik, në një tubim politik të partisë Jamiat Ulema Islam-Fazl, ku u vranë më shumë se 50 njerëz në distriktin Bajur, një bastion i Tehrik-e Taliban, i njohur edhe si talibanët pakistanezë, një aleat i ngushtë i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët e Afganistanit. Grupi ekstremist Shteti Islamik-Khorasan (IS-K) e mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Ka pasur protesta të shpeshta dhe thirrje të vazhdueshme ndaj Qeverisë për ofrimin e sigurisë në rajon.

Qeveria dhe ushtria kanë theksuar se kanë kryer operacione kundër militantëve dhe pretendojnë se ato kanë qenë të suksesshme në vitet e fundit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të valës së të nxehtit mbi 40 gradë

Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të valës së të nxehtit mbi 40 gradë

Ministri i Jashtëm turk në samitin e BRICS: Lufta në Gaza mund të sjellë pasoja globale

Ministri i Jashtëm turk në samitin e BRICS: Lufta në Gaza mund të sjellë pasoja globale

Ushtari izraelit i jep fund jetës: “I shoh trupat gjatë gjithë kohës”

Ushtari izraelit i jep fund jetës: “I shoh trupat gjatë gjithë kohës”

Theo do të transferohet te Bayerni

Theo transferohet tek Al-Hilali

Aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 34 persona dhe mbyllen 15 lokale

Aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 34 persona dhe mbyllen 15 lokale

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, KPK-ja dhe ZKPSH-ja i kërkojnë MPB-së të ndërmarrë masa

Tare konfirmon Jasharin te Milani

Tare konfirmon Jasharin te Milani

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Interi kërkon 20 milionë euro për Asllanin

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X