Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka goditur me thikë një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell teve1.info.
“Prishtinë 04.04.2024- 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë./teve1.info/.