TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja në Hajvali: Policia kërkon Xhemajl Nuhiun, dyshohet për konflikt nga parkimi i veturës

Xhemajl Nuhiu është i dyshuari kryesor për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali të Prishtinës.Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit ta njoftojnë Policinë.

by Venhar Isufi
7 muaj ago
0 0
A A

E gjithë zënka nisi në këtë vend, i cili mbrëmjen e së hënës u kthye në skenë krimi.

Dyshohet se nga një mosmarrëveshje për parkimin e kësaj veture, ngjarja u kthye në një tragjedi.

Rreth orës 22:00 të së hënës, në rrugën Minatori këtu në Hajvali të Prishtinës, Xhemajl Nuhiu  dyshohet që parkoi veturën me tabela të Mbretërisë së Bashkuar,  afër shtëpisë së të ndjerit, M.M për çka dyshohet se ka filluar edhe zënka.

Televizioni merr vesh se ngjarja ndodhi edhe pranë familjarëve të cilët, nuk pranuan të flasin para kamerës, ndërkaq dëshmitarët mbrapa kamerës kanë thënë se i ndjeri me inicialet M.M ka qenë i moshës 41 vjeçare.

I dyshuari për këtë vrasje, Xhemajl Nuhiu është shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti, ende është në arrati.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali. Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vend-ndodhjes së tij, na kontaktoni”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“ Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar XH.N i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore.

Kjo ishte vrasja e pestë në Kosovë brenda 48 orëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Rama sot viziton Kosovën

Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën