TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarit

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

22 vjet e 5 muaj burgim.

Kaq u dënuan tre të akuzuarit, Hamdi Mavriqi, Labeat Kastrati e Fahri Kajtazi, për vrasjen e A.M që kishte ndodhur në vitin 2001 në Prishtinë.

Ky vendim u mor sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agim Kuçi.

I akuzuari Labeat Kastrati u dënua me 11 vjet burgim për veprën penale të “Vrasjes” dhe me 4 vjet burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ndaj tij u shqiptua dënim unik prej 13 vjet e 11 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, shkruan Betimi për Drejtësi.

I akuzuari Fahri Kajtazi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkaq, i akuzuari Hamdi Mavriqi u dënua me 4 vjet burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, gjykatësi Kuçi tha se për të akuzuarin Labeat Kastrati do të caktohet masa e paraburgimit me vendim të veçantë.

Gjykatësi bëri të ditur se armët e përdorura do të konfiskohen, ndërsa sa i përket shpenzimeve të paushallit gjyqësor, obligohen që secili i akuzuar të paguajë shumën prej 100 euro dhe nga 50 euro për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

Ndryshe, në seancën e rigjykimit të mbajtur më 22 shkurt 2023, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë.

Për këtë çështje, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim më 1 dhjetor 2002, ku të akuzuarit Labeat Kastrati, Fahri Kajtazi dhe Milaim Cakaj i kishte shpallur fajtorë, ndërsa të akuzuarin Hamdi Mavriqi e kishte liruar nga akuza. Kastrati ishte shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, Kajtazi ishte shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë, Cakaj për veprën penale të zotërimit, posedimit, kontrollimit dhe shfrytëzimit të paautorizuar të armëve.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Kastrati dhe Kajtazi ishin dënuar me nga 3 vite burgim (secili veç e veç), ndërsa i akuzuari Cakaj me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Kurse, të akuzuari Mavriqi e Kastrati, me aplikimin e dispozitës së nenit 350 të Ligjit të Procedurës Penale (LPP), janë liruar nga akuza për “Vrasje në tentativë”.

Në këtë rast, prokurori publik kishte bërë ankesë në Gjykatën Supreme, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin. Po ashtu, ankesë kishte paraqitur edhe mbrojtja e Kastratit, Kajtazit dhe Cakajt.

Ndërsa, më 26 nëntor 2009, Gjykata Supreme, kishte marrë vendim me të cilin ankesa e prokurorit që ka të bëjë me të akuzuarin Milaim Cakaj dhe ajo e mbrojtësve të tij të refuzohen si të pabazuara dhe në këtë pjesë, aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë i datës 1 shtator 2002, vërtetohet.

Po ashtu, kishte miratuar ankesën e prokurorit publik të Qarkut në Prishtinë dhe mbrojtësve të të akuzuarve Labeat Kastrati dhe Fahri Kajtazi, me ç’rast kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të 1 dhjetorit 2002, që ka të bëjë me të akuzuarit Labeat Kastrati, Hamdi Mavriqi dhe Fahri Kajtazi dhe kishte vendosur në këtë pjesë që lënda t’i kthehet së njëjtës gjykatë për rigjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 24 qershor 2002, më 17 dhjetor 2001, në “Inter Klub” në Prishtinë, të akuzuarit Fahri Kajtazi, Milaim Cakaj, Labeat Kastrati dhe Hamdi Mavriqi pas disa fjalosjeve- zënkave, sharjeve dhe kërcënimeve, ishin gjuajtur me armë me qëllim që të privojnë nga jeta njëri-tjetrin.

Mirëpo, aktakuza thotë se të akuzuarit Kastrati dhe Mavriqi duke shtënë në drejtim të Kajtazit, një predhë e njërit prej tyre e godet për vdekje tani të nderin A.M, të cilin qytetarët e dërgojnë në Spital, për t’i dhënë ndihmë, ku mjekët e konstatojnë vdekjen e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Të arrihet konsensus për presidentin, ta kemi parasysh interesin qytetar

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Të arrihet konsensus për presidentin, ta kemi parasysh interesin qytetar

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën