TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e Liridona Ademajt – Murseli e Plava me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite

Me burg të përjetshëm i dënoi Gjykata Themelore në Prishtinë, Naim Murselin e Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. Ndërsa të akuzuarin e tretë Kushtrim Kokallën e dënuan me 30 vite burgim. Vendimi i Gjykatës u prit me duartrokitje në shpallje nga familja e Liridonës, ndërsa të akuzuarit nuk ishin prezent në sallë për të dëgjuar vendimin nga trupi gjykues.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
0 0
A A

“Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim”

Me duartrokitje u prit vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të akuzuarit rreth vrasjes së Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

Me lot në sy e pritën edhe familjarët e saj.

Por këtë vendim nuk e dëgjuan ata që u dënuan, pasi Murseli, Plava e Kokalla nuk ishin të pranishëm në sallë kur ndodhi shpallja.

Si rrallë herë, në sallë ishin edhe hetuesit e Policisë së Kosovës të cilët u morën me zbardhjen e këtij rasti.

E pas vendimit, një nga një, i përqafoi vëllai i Liridonës.

Jashtë sallës së gjyqit, Leonardi iu drejtua edhe medieve.

Ai tha se janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës.

“Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi që Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por edhe për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën  e tyre. Ky vendim është edhe për ata që mendojnë që ta bëjnë një krim të tillë. Sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë të drejtë ashtu. Sado pak ky vendim  na ka lehtësuar edhe neve, por është vendim që e kemi pritur të gjithë, jo vetëm familja”, ka thënë vëllau i Liridonës.

Por nga familja do të ketë apelim të dënimit për Kushtrim Kokallën.

“Edhe pse si i tillë nuk parashihet me kod pasi ishte vetëm 30 vjet në kohëzgjatje, por që duke pasur të drejtën të apelojmë edhe në Apel, konform lartësisë së dënimit, konsideroj se do të bëjmë ankesë”, u shpreh avokati i familjes Ademaj.

Sipas aktakuzës, Të tre Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, në aktakuzë thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën