TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e gruas në Pejë, kërkohet që Presidentja Osmani ta ftojë Këshillin shtetëror të Sigurisë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Vrasja e gruas në Pejë, kërkohet që Presidentja Osmani ta ftojë Këshillin shtetëror të Sigurisë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë, kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një baneri gjigand, ata kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vriten gratë.

Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani ta ftojë Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente.

Ajo u shpreh se kishin kërkuar që të hyjnë brenda që të përballen me presidentet dhe t’i tregojnë se duhet në mënyrë urgjente të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë e të shpallet gjendje emergjente.

“Ne nga këtu kemi dashtë me hy brenda dhe me u përball ndoshta me presidenten dhe me i tregu që ajo duhet në mënyrë urgjente me thirr Këshillin shtetëror të Sigurisë dhe me shpall një gjendje emergjente, megjithatë me atë që ne u pamë dhe më çka ne u ballafaquam ke një qasje e tmerrshme e shtetit ku na u mohu hyrja brenda dhe u trajtuam si kriminel. Çka na u tha nga siguria dhe nga policia edhe që ne paraqesim rrezik edhe të prishjes të sigurisë ose paraqesim një çështje sigurie dhe ata nuk na lejuan me hy brenda dhe na ndoqën deri te dalja duke na trajtuar ne sikur me i trajtuar burrat vrasës dhe burrat që i dhunojnë gratë”, theksoi ajo.

Ndërkaq ajo tha se shteti është duke e treguar fytyrën e tij se si po i trajton aktivistët si rrezik, e jo ata burra që po i vrasin gratë.

“Kjo gjendje tregon një fytyrë të shtetit që po merret me ne, po na trajton ne aktivistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile si rrezik e kjo është shqetësuese për shkak se ne nuk po mundemi me be punën tonë. Nuk po mundemi me bë punën tonë për shkak se këtu brenda janë thirr grupe dhe persona të përzgjedhur”, u shpreh ajo.

Sijarina tha se ata duhet që t’i dëgjojnë thirrjet e forumit, e derisa shteti të vazhdojë të mbajë konferenca të mbyllura, ato nuk do të heshtin.

“Ne nuk mundemi të qëndrojmë të heshtura ose të qeta përderisa shteti vazhdon me mbajt konferenca të cilat janë të izoluara që janë për një audiencë shumë të filtruar të cilët ata vet i vendosin dhe i injorojnë komplet thirrjet tona, kështu që bëjmë thirrje edhe nga këtu edhe nga qeveris dhe nga presidentes që mos me u merr me neve aktivisteve por me u merr me problemet e kësaj shoqërinë, e që është pasiguria e thellë në të cilën jetojnë vajzat dhe grat e Kosovës. Bëjmë thirrje dhe një herë që shteti të shpall gjendje emergjente”, tha ajo./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli për pezullimin e dialogut strategjik: Nuk ka krizë me SHBA-në, raportet janë më të mira se kurrë më parë

Dugolli për pezullimin e dialogut strategjik: Nuk ka krizë me SHBA-në, raportet janë më të mira se kurrë më parë

Maqedonci: Situata në veri, temë e rëndësishme në Ministerial

Maqedonci: Situata në veri, temë e rëndësishme në Ministerial

Maqedonci pas fjalës së Trump në OKB: Qëllimi i SHBA-së në Kosovë është i qartë – parandalimi i çdo konflikti

Maqedonci pas fjalës së Trump në OKB: Qëllimi i SHBA-së në Kosovë është i qartë – parandalimi i çdo konflikti

Aksident mes dy veturave në Kaçanik, një i vdekur e dy të lënduar

Emisioni “Info Nata” 23.09.2025

Emisioni “Info Nata” 23.09.2025

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Çeku i gatshëm për debat me Ramën: Caktoje datën dhe studion

Çeku i gatshëm për debat me Ramën: Caktoje datën dhe studion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën