TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e Auron Thaqit, ekspertja mjekoligjore: Vdekjeprurëse ishte plaga në këmbë

Ekspertja mjekoligjore ka dëshmuar sot në gjykimin për vrasjen e të riut nga Prizreni, Auron Thaqi. Thaqi kishte mbetur i vdekur, pasi ishte therrur me thikë, dhe më pas dyshohet se u hodh nga një veturë.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e 26 vjeçarit Auron Thaqi.

Thaqi, 26 vjeçar, ishte therrur me thikë në korrikun e vitit 2024, dhe më pas nuk u kishte mbijetuar plagëve, duke ndërruar jetë në QKUK.

Të akuzuar janë shtetasi turk, Enes Ay dhe Hajrullah Bërçani, të cilët në seancë u sollën duarlidhur.

Enes Ay akuzohet për lëndim të rëndë trupor, kurse Hajrullah Bërçanin për mosdhënie të ndihmës dhe moslajmërim të veprës penale.
Në këtë seancë dëshmoi specialistja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri.

Ajo tregoi për plagët që kishte marrë Thaqi.

“Nga të gjeturat gjatë ekzamiminit të trupit në autopsi ku përveç dëmtimit në regjionin femural të djathtë, është evidentuar edhe një plagë shpuese në pjesën e sipërme të shpatullës së majtë. Nga ekzaminimi i organeve të brendshme dhe vitale nuk është gjetë asnjë shkaktar tjetër përveç gjakderdhjes dhe shokut hemoragjik”, tha ajo.

Ky informacion, se Auroni kishte dy plagë në trup, për nënën e tij ishte i panjohur deri më sot.

Esmarije Gashi, dyshon se kjo është fshehur qëllimshëm.

Tutje në dëshminë e saj, specialistja e mjekësisë ligjore tregoi se nga dy plagët e marra, fatale për Auronin ishte plaga në këmbë.

“Relevante është koha nga shkaktimit të plagëve dhe deri tek arritja në Spitalin e Prizrenit ku u është qepë plaga se ajo është periudha ku gjakderdhja ka qenë duke vazhdu. Në momentin kur është qepë arteria femurale, është ndalë gjakderdhja. Por nuk është arrit rikthimi i funksioneve vitale sepse edhe vet Spitali i Prizrenit e ka konstatuar që gjendja ka qenë kritike gjatë tërë kohës. Plaga vdekjeprurëse ka qenë plaga në regjionin e përparmë të kërdhokullës së djathtë”, tha specialistja e mjekësisë ligjore.

Nga të dhënat e këtij rasti, specialistja e mjekësisë ligjore përjashtoi mundësinë që vdekja e Auron Thaqit të ketë ardhur nga pakujdesia e mjekëve.

“Në rastin konkret nuk janë gjëtur elemente të neglizhencës mjekësore të cilat do të çonin në vdekjen e pacientit”, u shpreh Curri.

Sipas ekspertizës së autopsisë, vdekja e Auronit erdhi si pasojë e gjakderdhjes dhe ciklit të ndryshimeve fiziologjike që ka pamundesuar rikthimin e funksionit të organeve vitale.

“Arsyeja pse ka ardhë deri tek vdekja është dinamika e cila është shkaktuar në organizmin e personit, humbjes së gjakut, e cila konsideroj se ka qenë e konsiderueshme pasi edhe nëse ekipet mjekësore të ishin pranë tij dhe ta bënin intervenimin kirurgjik brenda mintuash, llogaritet që diku deri në 15% e vëllimit të përgjithshëm i gjakut do të humbte brenda 2-3 minutash”, tha Curri.

Auron Thaqi pas therrjes me thikë, dyshohet ishte hedhur nga një veturë në lëvizje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Londër: Serbia s’duhet të lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri

Kurti në Londër: Serbia s’duhet të lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri

Sanksionimi i “Rrjetit Krasniqi” nga Mbretëria e Bashkuar, reagon Prokuroria Speciale e Kosovës

Sanksionimi i “Rrjetit Krasniqi” nga Mbretëria e Bashkuar, reagon Prokuroria Speciale e Kosovës

Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

Kurti takon kancelarin e Austrisë, flasin për sigurinë dhe integrimin në BE

Ministrja shqiptare, Elisa Spiropali në vizitë zyrtare në Izrael

Ministrja shqiptare, Elisa Spiropali në vizitë zyrtare në Izrael

Figura të shquara hebre bëjnë thirrje ndaj OKB-së dhe BE-së për të sanksionuar Izraelin

Figura të shquara hebre bëjnë thirrje ndaj OKB-së dhe BE-së për të sanksionuar Izraelin

Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

Kurti takon kancelarin e Austrisë, flasin për sigurinë dhe integrimin në BE

Kurti takon kancelarin e Austrisë, flasin për sigurinë dhe integrimin në BE

Sarkozy do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg

Sarkozy do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën