TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj: Çka dihet deri më tani për rastin?

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj: Çka dihet deri më tani për rastin?

Brenda Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Ferizajt u vra një grua.

Në katin e parë të kësaj ndërtese, dyshohet se 21-vjecarja u vra nga ish bashkëshorti i saj 36-vjeçar.

E trupi i pajetë u largua nga vendi i ngjarjes rreth tre orë më vonë.

Tëvë1 ka biseduar edhe me drejtoreshën e kësaj qendre, Adelina Rexhepi, e cila, prapa kamerave, tha se nuk ka pasur informacion për problemet në mes të viktimës dhe dorasit.

Sipas saj, ata kanë pasur edhe një fëmijë rreth moshës 1-vjecare.

E nga Policia e Kosovës kanë treguar se dorasi është arrestuar 30 minuta pas ngjarjes.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin, i moshës 36 vjeçare dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, thuhet nga prokuroria.

Bashkë me viktimën ishte dhe vëllai i saj i cili mbeti i plagosur në dorë.

Mjeku kujdestar në emergjencë të kësaj komune, Sefedin Fazliu ka treguar për gjendjen e të plagosurit 15 vjecar.

Ngjarja e 21 vjecares nga Ferizaj ka tronditur opinionin publik, për faktin se pos pasigurisë së grave në përgjithësi, kjo vrasje ka ndodhur dhe brenda një institucioni të shtetit siç është Qendra për Punë Sociale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën