Bëhet e ditur se kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 50km/h, kurse vetura po lëvizte në shpejtësi prej 137km/h.
Sipas njoftimit, drejtuesit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, 5 pikë negative dhe ndalim i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.
“Me datën 28 dhjetor 2022, në ora 23:35 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Po0licor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h.Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Policia do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor./teve1.info./







