Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka votuar në qendrën e votimit në “Andon Zako” në Mitrovicë.
Hamza u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai po ashtu ka thënë që çdo rezultat zgjedhjeve për të do të jetë i pranueshëm.
“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre demokratike për të votuar për ta zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Uroj që gjithçka të shkoj mirë, besoj që gjithçka do të shkojë mirë, nuk ka asnjë arsye dhe në fund sovrani vendos. Për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm”, ka deklaruar ai./teve1.info/