TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Votohet Qeveria “Kurti 4” pa pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së

Kuvendi votoi kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti me 62 vota pro dhe 8 kundër, duke i dhënë liderit të Vetëvendosjes një mandat të ri si kryeministër. PDK, LDK dhe Aleanca bojkotuan seancën, ndërsa në sallë ishin deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

by Adea Mustafaj
20 minuta ago
0 0
A A

Pas katër orësh, deputetët u paraqitën përsëri në Kuvendin e Kosovës.

Por, kësaj radhe për formimin e Qeverisë së re.

Andaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Por, kësaj radhe, përveç deputetëve të Aleancës e  Partisë Demokratike të Kosovës, munguan edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, prania e 70 deputetëve ishte e mjaftueshme që të votohej Qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Me 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, Kurti mori mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

Me t’i siguruar votat, fjalën e mori shefi i qeverisë Albin Kurti.

Fjalimin e tij, Kurti e nisi duke folur për procesin në Hagë.

“Jemi në ankth. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë është i njëjtë dhe i qartë: në Kosovë janë kryer krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Albin Kurti.

Pas kësaj, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Ndërsa, tutje paraqiti edhe premtimet e tij për këto mandate.

“Shtesat për fëmijë që sot janë 30 apo 45 euro për fëmijë, në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë. Në mandatin e radhës, nga 45 në 90 euro për fëmijë te familjet me tre e më shumë fëmijë. Me këtë rritje do të lëmë prapa edhe disa shtete të BE-së sa i përket shtesave. Po ashtu, edhe shtesat për nënat e reja dhe lehonat, nga 1 korriku i kemi rritur për 500 euro për gjashtë muaj”, theksoi Albin Kurti.

Premtim tjetër ishte edhe transformimi ekonomik dhe industrial i Kosovës.

“Të nisim transformimin më të madh ekonomik e industrial në vendin tonë. Prodhimi është themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Banka zhvillimore do t’i financojë drejtpërdrejt projektet strategjike, do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes bankave dhe do t’u japë prodhuesve dhe eksportuesve letër garancie për pagesa. Programi prej 1 miliard eurosh për prodhim dhe industri do të garantojë kredi për investime në kapacitete të reja”, deklaroi i pari i Qeverisë.

Tutje, u premtua ndarja e 1 miliard eurove për ushtrinë gjatë katër viteve të ardhshme.

Synim tjetër u përmend përmbyllja, deri në vitin 2030, e kapitujve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe përparimi drejt bisedimeve për anëtarësim në union.

Gjithashtu, Kurti theksoi angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe hapjen e arkivave nga Shqipëria.

Pas përfundimit të prezantimit të programit, Kurti prezantoi edhe kabinetin qeveritar.

Edhe në mandatin për formimin e Qeverisë së re, Kurti nuk ka bërë ndryshime në përbërjen e ministrive nga qeveria e kaluar.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në këtë seancë, deputetët e LDK-së nuk u ndanë të kënaqur me programin e Qeverisë së re.

Nga holli i Kuvendit, deputeti Armend Zemaj tha se ky program është i njëjtë me atë të qeverisë së kaluar, duke e cilësuar si “mashtrime të dëshifruara”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Konstituohet Kuvendi, PDK dhe Aleanca nuk morën pjesë në seancë

Konstituohet Kuvendi, PDK dhe Aleanca nuk morën pjesë në seancë

Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër, votohet Qeveria “Kurti 4”

Konstituohet Kuvendi, zgjidhen nënkryetarët, por jo edhe ai i PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën