TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Votohet Qeveria e re e Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Votohet Qeveria e re e Serbisë

Kabineti i ri do të ketë në krye Ana Bërnabiqin, e cila ka pasur rolin e kryeministres edhe në dy qeveritë e kaluara.

Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe Socialistët.

Për Qeverinë e re kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total.

Deputetet e opozitës kanë votuar kundër kabinetit të ri qeveritar, duke thënë se Qeveria e re është shumë e madhe dhe e shtrenjtë.

Gjatë adresimit të saj, Bërnabiq ka thënë se Qeveria e re planifikon të investojë 12 miliardë euro në projekte të energjisë, duke përfshirë gazsjellës dhe tubacione nafte, si dhe që të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian përbën “destinacion strategjik” për Serbinë.

Në exposenë e saj, Bërnabiq ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog me Kosovën, mirëpo “para marrëveshjeve të reja për normalizim, duhet të miratohen plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 prill.

Rezultat përfundimtare janë bërë publike më 5 korrik, për shkak të përsëritjes së procesit zgjedhor në jug të Serbisë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën