TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Votimi jashtë vendit shihet si proces i komplikuar

Ligji i ri për zgjedhje shihet si i komplikuar në aspektin e organizmit të procesit të votimit nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës. Njohësit e këtij procesi thonë se KQZ nuk ka një plan logjistik për operim jashtë vendit. E në KQZ nuk kanë folur për këtë çështje

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Votimi jashtë vendit shihet si proces i komplikuar

Në qershor të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan ligjin e ri për zgjedhje të përgjithshme.

Në këtë formë është përcaktuar edhe votimi i bashkatdhetarëve nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës, në shtetet ku ata jetojnë.

Sipas ligjit, parashihet që votimi jashtë Kosovës të bëhet fizikisht në përfaqësitë diplomatike, të cilat shndërrohen në qendra të votimit apo duke dërguar fletëvotimet përmes kutive postare të KQZ-së në postën e Kosovës.

Këtë ndryshim e sheh pozitiv politologu Fidan Ukaj.

“Një lehtësirë e tillë është dashur të bëhej më herët për arsye se mërgimtarët kanë udhëtuar një pjesë e tyre prej vendit ku ata jetojnë dhe punojnë. Sigurisht se kanë pasë shpenzime të mëdha dhe tanimë atyre mundësia që të votojnë dhe të kenë shumë më pak shpenzime është ofruar aty ku ata jetojnë dhe një gjë e tillë është e mirëseardhur për mërgimtarët dhe një lehtësim shumë i madh”, tha Ukaj.

Megjithatë, mënyra e operimit sipas njohësit politik, Tomorr Avdia, është e paqartë.

“Ne se kemi të qartë ende se si do të operohet dhe se si do të parfumohet në këtë lloj mënyre për arsye se dihet që nëpër misionet diplomatike mungon ai rrjeti logjistik për ta bërë një punë të tillë dhe duhet një staf shumë më i madh”, tha Avdia.

Të komplikuar si proces e cilëson edhe këshilltari ligjor, Anton Ndrecaj.

“Mënyra e votimit të procesit zgjedhor me shku nje person qoftë në ambasada dhe konsullata është proces edhe më i komplikuar dhe në njëfarë forme mund të jetë edhe proces i dështuar sepse jo të gjithë mund të udhëtojnë”, tha Ndrecaj.

Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të fillojnë iniciativën e ndryshim plotësimit të ligjit për zgjedhje për diasporën.

“Kosto më e ulët do të ishte mënyra e procesit të votimit online sepse njëherë e krijon atë softuer dhe ai mbetet nën menaxhimin e KQZ-së. Dmth është kosto më e ulët se sa po të angazhonin staf, njerëz të cilët janë të përgatitur  për proceset e votimit, të dërgohen nëpër vende nëpër konsullata, ambasada gjithandej vendit”, shtoi ai.

Sipas ligjit të ri për zgjedhje parashihet që KQZ të mbulojë shpenzimet e këshillave të vendvotimit dhe ekipeve që angazhohen për të organizuar votimin në përfaqësi diplomatike dhe për grumbullimin e zarfeve në kutinë postare jashtë vendit, përfshirë edhe komisionerët e partive politike.

Tëvë1 ka kërkuar shpjegime nga KQZ në lidhje me mënyrën se si mund të realizohet procesi i votimit jashtë vendit dhe sa është numri i bashkatdhetarëve me të drejtë vote, por nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.

Tags: Anton Ndrecajfidan ukajKQZ
ShareTweet

Postime të ngjashme

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Kurti jep detaje nga darka e Samitit të EPC në Jerevan, publikon foto edhe me Edi Rama

Kurti jep detaje nga darka e Samitit të EPC në Jerevan, publikon foto edhe me Edi Rama

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin

​Irani thotë se SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

​Irani thotë se SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

8 raste me Fruth në dy javët e fundit të prillit, kërkohen masa ndaj prindërve që s’vaksinojnë fëmijët

8 raste me Fruth në dy javët e fundit të prillit, kërkohen masa ndaj prindërve që s’vaksinojnë fëmijët

Pensionistët dhe sektori privat: Pakoja për përballje me inflacionin të rikthehet për votim

Pensionistët dhe sektori privat: Pakoja për përballje me inflacionin të rikthehet për votim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën