TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vonesat në punime, qytetarëve u rrezikohet jeta

Heqja e çatisë te banesat e veteranëve në Prishtinë, disa prej tyre u ka shkaktuar probleme. Në vonesën e punimeve, pas reshjeve të shiut atyre u janë dëmtuar shumë banesat duke ua rrezikaur kështu edhe jetën për shkak të energjisë elektrike.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Në banesën e Musli Krasniqit, uji po pikon përmes telave të rrymës.

Njëjtë është edhe në hapësirat tjera të banesës së tij.

E gjithë kjo po ndodhë, pasi në këtë objekt të njohur si “Banesat e Veteranëve” në Prishtinë, po rinovohet kulmi.

Punimet janë duke u kryer nga ministria e Ekonomisë, në bashkëfinancim me disa organizata.

Problemet, sipas Musli Krasniqit janë shfaqur për shkak të vonesave në përfundimin e punimeve.

“Ka pikë tana herët kur bijke shi kapak por pak ndonjë vend, a prej dje po e shihni në gjitha anët edhe vallahi po ja kam frikën që ka me na mytë rryma… Unë në mëngjes kur kam hyrë në banjo, ish mushë drita e ujit komplet, llusterat krejt aty ka mujtë mem mytë rryma menjëherë se sit ish lshu drita ish shpërnda rryma nëpër banjo po e hoqa dritën diqysh e nala rrymën e hoqa tana e lshova apet rrymën se skem qa bëjmë pa rrymë”, thotë ai.

Gjendje e njëjtë është edhe në apartamentin e invalidit të UÇK-së, Besim Ibrahimi.

Ai shprehet i shqetësuar me gjendjen, andaj kërkon zgjidhje sa më të shpejt, pasi që dëmet janë të konsiderueshme.

“Rrymën na e kanë nalë, u nalë rryma se s’ka rrymë ma, se e ka prekë në siguresa e këto u nalë rryma, tash çka vjen rrezik, çka bëhet, çka marohet spo mun e dijmë as vet… Veç çka është mrena, dëm është, është salloni mobilet çka janë në sallon, më po shihen, kuzhina është komplet”, thotë Ibrahimi.

Gjithë kjo bëri që në vendngjarje të dalin zyrtarët e emergjencave nga Komuna e Prishtinës, të cilët kanë vlerësuar se kjo gjendje paraqet rrezik për qytetarët.

“Domethënë punëkryes është Ministria e Ekonomisë, ne kemi kontaktuar me menaxherin e Kontratës i cili është duke e bërë menaxhimin e kësaj kontrate dhe riparimin e kulmeve dhe kemi dërguar edhe konstatimin tonë dhe kemi kërkuar nga kontraktuesi, përkatësisht nga ky Agjencion që të bëjë sanimin sa më të shpejt të kulmit dhe po ashtu kemi dërguar konstatimet tona që janë të obliguar të bëjnë edhe dëmshpërblimin e qytetarëve për dëmet që janë shkaktuar”, thotë Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Ekonomisë për vonesat në kryerjen e punimeve, por që deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e rëndë në Klinë të Pejës për çështje pronësore, prokuroria ngrit aktakuzë

Vrasja e rëndë në Klinë të Pejës për çështje pronësore, prokuroria ngrit aktakuzë

Policia me aksion të gjerë në veri të Mitrovicës, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Policia me aksion të gjerë në veri të Mitrovicës, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Totaj falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Kontributi i tij në PDK do të mbetet i rëndësishëm

Totaj falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Kontributi i tij në PDK do të mbetet i rëndësishëm

​Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin e themelimit me konferencë ndërkombëtare

Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin e themelimit me konferencë ndërkombëtare

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën