TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von der Leyen: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje, e ardhmja e Kosovës është në BE

by Tëvë1
4 javë ago
0
A A
Von der Leyen: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje, e ardhmja e Kosovës është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për situatën politike në Kosovë pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Në konferencën për media, von der Leyen ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional, duke përmendur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Rëndësia e veçantë është stabiliteti institucional. Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, por hapi i radhës është zgjedhja e presidentit apo presidentes”, ka deklaruar von der Leyen.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur dhe ka bërë thirrje që ky komunikim të vazhdojë.

“Vura re së fundmi se dialogu mes partive politike është i mundur dhe se ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim. Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje për reforma, për rritje dhe për përparimin në rrugëtimin tuaj drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.

“E ardhmja evropiane e Kosovës. E them pra, unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës, edhe atë qartazi. E di se si ndjehet evropian populli i Kosovës dhe ky është një themel mbi të cilin duhet të ndërtojmë”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.

Sipas saj, sfida kryesore është që aspirata evropiane e qytetarëve të Kosovës të shndërrohet në hapa konkretë drejt anëtarësimit në BE.

“Detyra jonë është ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt anëtarësimit në BE. Kjo është saktësisht ajo që e bën të qartë Plani ynë i Rritjes”, ka thënë von der Leyen.

Ajo ka theksuar se parimet e Planit të Rritjes janë të njëjta për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian synon të mbështesë Kosovën përmes investimeve dhe reformave.

“Parimet janë të njëjta për gjithë rajonin. Ne vijmë me investime”, ka deklaruar von der Leyen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën