TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von der Leyen: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, rezistenca nuk ishte në gjykim

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Von der Leyen: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, rezistenca nuk ishte në gjykim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë pas takimeve me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen ka folur për situatën politike në Kosovë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ajo ka thënë se Kosova po kalon një moment të rëndësishëm politik dhe ka theksuar se historia e vendit nuk mund të rishkruhet.

“Kosova po kalon një moment të rëndësishëm politik. Do të filloj me atë që e përmendët edhe ju në fund të deklaratës, dhe kjo është, kuptueshëm, në qendër të vëmendjes publike. Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, ka deklaruar von der Leyen.

Duke folur për vitin 1999, ajo ka thënë se lufta dhe vuajtjet e popullit të Kosovës janë pjesë e kujtesës kolektive.

“1999 është e skalitur në memorien tuaj kolektive dhe presioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka pasur vendi juaj, edhe Bashkimi Evropian ka qëndruar me ju që nga ajo kohë”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka theksuar se Bashkimi Evropian e ka mbështetur Kosovën në rindërtim, zhvillim ekonomik dhe reforma.

“E kemi Kosovën partner të fuqishëm. E kemi mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe themelimin e një Kosove moderne dhe demokratike, një Kosovë e ardhmja e së cilës është në BE”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.

Sa i përket aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, von der Leyen ka thënë se vendimi ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar thirrjet e liderëve politikë për qetësi.

“Aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme. Unë e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendimi është marrë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe duhet të respektohet.

“Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Edhe mbrojtja ka të drejtë që të apelojë”, ka deklaruar von der Leyen.

Ajo ka theksuar se aktgjykimi lidhet me përgjegjësinë individuale të të pandehurve dhe nuk duhet të shihet si gjykim ndaj rezistencës së Kosovës.

“Për një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, ka thënë von der Leyen.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për respektimin e të gjitha viktimave dhe komuniteteve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe pajtimit.

“Duhet të respektojmë kujdesin për të gjitha viktimat, për të gjitha komunitetet në Kosovë. Kujtesa duhet të mbetet pjesë e së shkuarës dhe të shkojmë drejt pajtimit”, ka deklaruar von der Leyen.

Tags: PrishtineTeve1Ursula von der Leyen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën