“Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si hap për depërshkallëzim. Përkrahje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Von Cramon.
E ndaj kësaj deklarata e ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke e quajtur von Cramonin “eksperte të përgjithshme”.
“Më në fund, njoftimi i shumëpritur i Sekretares së Përgjithshme false të Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, që ka marrë edhe rolin e komandantit të KFOR-it, dhe një eksperte e përgjithshme në të gjitha çështjet – nga litiumi deri në EuroPride, dhe po ashtu mbrojtëse kryesore e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (duke përjashtuar serbët nga këtu)”, ka shkruar Bërnabiq.
Ajo ka thënë se Von Cramoni nuk reagoi kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se nuk do ta themelojë Asociacionin. E po ashtu kishte thënë se nuk reagoi as kur Kurti e emëroi Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim.
Finally, long awaited announcement from the fake Secretary General of the UN @ViolavonCramon, who also assumed the role of KFOR Commander in Chief, General Expert on all matters – from Lithium to EuroPride, and Chief Defender of the rule of law & human rights (Serbs excluded).1/6 https://t.co/7dFPiZamk0
— Ana Brnabic (@anabrnabic) December 12, 2022