TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Von Cramon: Shpresoj që deri në fund të vitit të kemi lëvizje pa viza

nga Besarta Mehmeti
9 Korrik, 2022
0
A A
Von Cramon: Ka disa vendime jo të zgjuara nga kjo qeveri

Ajo theksoi se shpreson se do të arrihet një zgjidhje, që kjo të jetë më e hershme, që integrimi në BE të arrihet pas këtij dialogu.

“Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon.

Në pyetjen se si do të parashikonte vijimin e procesit, në rast se Vuçiqi nuk merr parasysh këtë rezolutë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se deklaratat e Vuçiqit nuk e befasojnë, sepse interesimi i tij është që vendi i tij të integrohet në BE dhe, në fund, shpresojmë që të jetë më atraktiv, të shohim një bindje se Serbia e Kosova mund të arrijnë këtë rezultat.

Sanksione ndaj Moskës

Ndërsa lidhur me sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë, Von Cramon tha se nëse Serbia dëshiron të jetë vend anëtare në BE, ajo duhet të vendosë në cilën anë do të përcaktohet. Lidhur me këtë, Von Cramon sqaroi se Vuçiq ka kërkuar hapësirë dhe kohë, gjë që e kuptuan, por, shtoi ajo “ne presim se deri në ç’pikë duhet të arrijë kjo”.

”BE ka kërkuar që përfundimisht të afrohet me politikën e BE-së. Ky do të jetë një prej kushteve. Nuk është se varet nga unë se kur do të kthejë Serbia anë kundrejt Rusisë. I kemi thënë që kjo tashmë është e vonuar dhe duhet të përafrohesh me politikën e me sigurinë e BE-së”, theksoi Viola von Cramon.

Më tej ajo shtoi se duhet përqendruar edhe në reformat e brendshme, e jo vetëm tek sanksionet ndaj Rusisë.

Dialogu Kosovë- Serbi

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, tha se kanë pasur marrëveshje që janë arritur, sikundër ajo për njerëzit e pagjetur, për energjinë, etj.

”Kjo është një e arritur e madhe. Do të dëshironim të shihnim më shumë dhe duhet gjetur kompromis dhe për këtë jam optimiste se do të arrijmë rezultate në muajt vijues, siç e kërkon edhe Lajçak, gjatë mandatit të tij të arrihet përmbyllja e dialogut”, u shpreh Von Cramon.

Liberalizimi i vizave

Sa i përket për liberalizimin e vizave, Viola von Cramon tha se shumica e vendeve evropiane e mbështesin Kosovën për këtë çështje.

Ajo më pas përmendi edhe francezët dhe holandezët, të cilët ajo po ushtron ”trysni ” që t’i bindë që të mbështesin Kosovën në këtë aspekt, ndonëse, siç tha ajo, ata duan vetëm fakte shtesë, jo pengesë.

Pos kësaj Viola von Cramon foli edhe për integrimet në KE e BE, sipas të cilës duhet të tregohemi të vëmendshëm në hapat që duhet të ndërmerren, sepse janë 5 shtete mosnjohëse që mund të shkaktojnë pengesa.

“Shpresoj që deri në fund të vitit të hiqen vizat”, shtoi raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, në intervistën dhënë në “Lajmet e fundit “, në RTK.

Më tej ajo foli edhe për nismat rajonale, më konkretisht për “Ballkanin e Hapur”, e cila tha se më gjithëpërfshirëse është “Procesi i Berlinit”.

Përveç këtyre çështjeve, Von Cramon foli edhe për luftën në Ukrainë, sipas të cilës, atje është një situatë dëshpëruese, që po luftohet për mbrojtje të vlerave evropiane.

”Është fatkeqe që çështjet nuk u çuan përpara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Në fund ajo foli edhe për pasivizimin e adresave të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila theksoi se do të shikohet më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve.

“Do të shikojmë më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra do të interesohemi që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve atje”, tha në fund të intervistës raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha – deputetëve për Kurtin: Le ta qet Albulenën, as këta tjerët sen ma të mirë s’janë

Berisha – deputetëve për Kurtin: Le ta qet Albulenën, as këta tjerët sen ma të mirë s’janë

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar

Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen

Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen

Haxhiu tregon se a do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit

Haxhiu tregon se a do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit

Zhegrova ndër dribluesit më të mirë në Evropë

Evertoni monitoron Zhegrovën

Ushtari izraelit i jep fund jetës: “I shoh trupat gjatë gjithë kohës”

Ushtari izraelit i jep fund jetës: “I shoh trupat gjatë gjithë kohës”

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Al-Ahli nis bisedimet me Messin

Berisha – deputetëve për Kurtin: Le ta qet Albulenën, as këta tjerët sen ma të mirë s’janë

Berisha – deputetëve për Kurtin: Le ta qet Albulenën, as këta tjerët sen ma të mirë s’janë

Emisioni “Mesditë” 07.07.2025

Emisioni “Mesditë” 07.07.2025

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar

12 ushtarë turq humbin jetën nga helmimi me gaz metani në një shpellë të Irakut

12 ushtarë turq humbin jetën nga helmimi me gaz metani në një shpellë të Irakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X