Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj, duhet guxim dhe vullnet politik për të arritur marrëveshje, përcjell teve1.info
“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e propozimit të BE-së – Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur dje takimin e radhës në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Pas këtij takimi, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka njoftuar se palët u morën vesh që nuk ka nevojë për diskutime të tjera rreth propozimit evropian.
Borrell theksoi se duhen negociata tjera për t’i gjetur modalitetet e zbatimit të saj dhe për këtë do të ketë takim tjetër në mars. /Teve1.info/
I warmly welcome the acceptance of the #EU Proposal – Agreement on the path to normalisation between #Kosovo 🇽🇰 and #Serbia 🇷🇸.
It takes courage, political will and leadership to reach agreements.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) February 28, 2023