TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vokrri: Disa qytetarë serbë nga Leposaviqi janë maltretuar e sulmuar fizikisht nga shërbimi sekret i Serbisë

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Vokrri: Disa qytetarë serbë nga Leposaviqi janë maltretuar e sulmuar fizikisht nga shërbimi sekret i Serbisë

Zëvendësministëri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, duke folur për zhvillimet politike në katër komunat veriore, ka përmendur edhe kërcënimet e Serbisë ndaj punonjësve serbë të administratave komunale.

Vokrri tha se institucionet kosovare kanë punuar në atë drejtim që në fillim i kanë paralajmëruar këta zyrtarë me sfidat që do të ballafaqohen.

Ai tha se çdo zyrtar që kalon kufirin do të ballafaqohet me maltretime, duke cekur se e mundur të kërcënohen janë edhe të afërmit e tyre.

Tutje, ai përmendi një rast që ka ndodhur para dy jave, ku disa qytetarë të Leposaviqit janë marrë në pyetje nga policia serbe dhe i kanë maltretuar fizikisht.

“Sa herë që dikush kalon kufirin nga këta zyrtarë që nuk është shpesh, gjithmonë ka maltretime, jo vetëm ndaj këtyre zyrtarëve, por edhe të rrethit të tyre shoqëror. Para dy javësh, qytetarë serbë të Kosovës, pra të Leposaviqit policia në Serbi dhe shërbimi sekret i atjeshëm i kanë marrë në pyetje dhe i kanë maltretuar fizikisht, i kanë zhveshur, i kanë hedhë jashtë në mot të ftoftë duke iu treguar se arsyeja është kjo, e keni tradhtuar vendin e juaj… Këta kanë qenë të etiketuar si tradhtarë, si shqiptarë”, tregoi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë, ai deklaroi se situata në katër komunat veriore është shumë më e mirë sesa në muajin qershor.

Sipas Vokrrit, njëri nga indikatorët që e tregon këtë fakt është edhe regjistrimi i targave në RKS.

“Situata është më mirë sesa në qershor. Një prej indikatorët mund të jetë edhe regjistrimi i targave në RKS. Mandej, frekuentimi i institucioneve të Kosovës, pra në radhë të parë të atyre komunave nga ana e qytetarëve është jashtëzakonisht i madh. Vetëm në Komunën e Leposaviqit për më pak se dy javë janë lajmëruar më shumë se 300 qytetarë që kanë kërkuar ndihma në formë të subvencioneve”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se atje ka ndryshim radikal të situatës në të gjitha aspektet.

“Ka ndryshim radikal të situatës në të gjitha aspektet, prej vitit të ardhshëm, pasi që në këtë vit kuvendeve komunale u janë ndarë linjat buxhetore për çdo sektorë. Do të ketë edhe ekzekutim të punëve për ato që kanë qenë më vështirë të bëhen. Qytetarët do ta vërejnë, jo vetëm të asaj ane por të gjithë qytetarët e Kosovës se mund të bëhet dhe është bërë mirë”, deklaroi ai./teve1.info/

Tags: Arbër VokrriLeposaviqsituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X