Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda ka ndërruar skuadër por jo edhe kampionat pasi karrierën do ta vazhdoj në Serie A të Italisë.
Vojvoda është larguar nga Torino për t’u transferuar te skuadra e Comos, që ka paguar 1.5 milionë euro për kartonin e tij pasi kontrata i skadonte këtë verë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, të hënën paradite ka kryer kontrollimet mjekësore dhe me skuadrën e re ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028, me pagë vjetore prej 1.8 milionë eurosh.
30-vjeçari prej vitit 2020 ka qenë pjesë e Torinos kurse këtë sezon ka regjistruar 17 paraqitje në kampionatin italian.











