Vllaznia e femrave do të kërkojë një tjetër rezultat historik, kësaj radhe në grupet e Ligës së Kampioneve, përballë Realit të Madridit.
Vajzat shkodrane luajnë ndeshjen e parë të tyre në këtë kompeticion dhe kështu do të kërkojnë të dalin me kokën lartë, përballë publikut të “Loro Boriçit”.
Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
VLLAZNIA: Mosier, Popoviç, Noks, Maliqi, Gjini, Berisha, Franja, Kavanaug, Doçi, Paterson, Bashka.
REAL MADRID: Rodrigez, Robles, Souza, Galvez, Svava, Toleti, Olofson, Zornoza, Del Katijo, Karmona, Gonzalez.