TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vlerësohet e rrezikshme deklarata e Kurtit për mediat

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Vlerësohet e rrezikshme deklarata e Kurtit për mediat

Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar mediat në Kosovë duke i vendosur përkrah Serbisë. E ndaj deklaratave të kryeministrit ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka dënuar gjuhën e tij duke e quajtur të rrezikshme. Kurse sipas profesorit, Alban Zeneli diskursi i Kurtit ka për qëllim diskreditimin e mediave në vend.

“Kurrë nuk kanë qenë më shumë media, kaq shumë kundër Qeverisë se sa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo shkaqe kryesore, e para sepse ne nuk i paguajmë dhe e dyta tashme mediat nuk frikësohen nga pushteti. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin e gjeten tek Qeveria jonë por asnjëherë tek Serbia nuk meritojnë vëmendjen tonë”.

Kështu vendosi të flas për mediat në ditën kur partia e zgjodhi kandidat për kryeministër.

Por vetëm një ditë pas, kryeministri Albin Kurti, nuk pranoi që të deklarohet rreth sulmit që bëri kundrejt gazetarëve.

“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera dhe herave të tjera, faleminderit shumë”, tha Kurti të hënën.

Nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kanë dënuar gjuhën e Kurtit karshi medieve duke e quajtur si të rrezikshme për gazetarët.

“Barazia që bën kryeministri Kurti të mediave me Serbinë që thotë që media e Kosovës ia mbajnë anën e Serbisë, i vë në rrezik mediat, për shkak të reagimeve që vijnë nga përkrahësit që edhe ashtu i akuzojnë gazetarët për punën e tyre. Është koha e fundit që kryeministri Kurti të ndalet së përdoruri këtë gjuhë, e kemi thënë edhe në rastet tjera. Në fakt ne do ta mbajmë përgjegjës kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për sulme që do të mund të ndodhin ndaj gazetarëve”, tha kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

E kjo deklaratë e Kurtit, sipas profesorit të gazetarisë Alban Zeneli, është një vazhdimësi e sulmeve që kreu i ekzekutivit ka bërë ndaj mediave e të cilat sipas tij, kanë një qëllim.

“Është një gjuhë që ka për qëllim me sulmu median edhe me qëllim me diskreditu. Nëse e shohim fjalinë e fundit të paragrafit kur fol për media e kuptojmë që qëllim i tij kryesor është që të mos i besojnë medieve, por t’i besojnë atij personalisht edhe politikanët e tjerë. Kjo nga pikëpamja e lirisë ëe medieve paraqet një ambient jo normal të punës për gazetarë”, thotë Alban Zeneli, profesor universitar.

Këtë vit, Kosova ka shënuar regres sa përket lirisë së shtypit, duke rënë për 19 vende sipas raportit vjetor të organizatës Reporteret pa Kufij.

Tags: kurtimediat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë realizohen me sukses dy programe rehabilituese

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë realizohen me sukses dy programe rehabilituese

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos nxjerrë prova të reja, përjashtimisht në rrethana të jashtëzakonshme

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO: Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Në pritje të vendimit të madh – vendos së shpejti Kushtetuesja / Bie çmimi NAFTËS | MESDITË

Në pritje të vendimit të madh – vendos së shpejti Kushtetuesja / Bie çmimi NAFTËS | MESDITË

Norvegjezi Eskas, gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

Norvegjezi Eskas, gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO: Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën