Shkëlqim Vladi ka shënuar tjetër gol në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Megjithatë, goli që Vladi e shënoi të enjten mbrëma nuk i ka mjaftuar Luganos, që në shtëpi pësoi disfatë 3:1 nga Club Brugge.
Vladi realizoi në minutën e 74-t për 2:1, ndërsa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 68-të.
Gol kishte realizuar edhe ndaj Beshiktashit në fitoren 3:2.
Titullar ishin edhe Amir Shaipi në portë, Kreshnik Hajrizi në qendër të mbrojtjes dhe Uran Bislimi në mesfushë. Albian Hajdari ishte në bankën rezervë. Pas tri ndeshjeve, Lugano ka katër pikë. Grupit i prinë Club Brugge me shtatë pikë.