Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ata arritën të marrin sasi me stoli ari, para të gatshme e gjësende tjera të vlefshme.
Ndërkaq, rasti është ende në procedurë hetimore.
“Fsh. Krushë e Vogël, Prizren 10.08.2022-02:15. Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në tri shtëpi të viktimave meshkuj kosovarë-vëllezër dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera në vlerë. Rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i policisë.








