TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vizita e ministrit serb të Mbrojtjes në zonën tokësore të sigurisë, Musliu: Vuçiq po e shfrytëzon ushtrinë për propagandë nacionaliste

by TËVË 1
8 muaj ago
16
A A
Vizita e ministrit serb të Mbrojtjes në zonën tokësore të sigurisë, Musliu: Vuçiq po e shfrytëzon ushtrinë për propagandë nacionaliste

Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiq dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjeneralit Milan Mojsiloviq në bazën ushtarake “Ornica”, pranë vijës administrative me Kosovën, ka ngjallur reagime në vend.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu e ka cilësuar këtë vizitë si një provokim të qëllimshëm dhe pjesë të propagandës nacionaliste të regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ky është një tjetër provokim i qëllimshëm i Aleksandar Vuçiqit, i cili shfrytëzon ushtrinë serbe për propagandë nacionaliste, në përpjekje të qartë për të zhvendosur vëmendjen nga krizat e brendshme politike dhe protestat masive në Serbi,” deklaroi Musliu në një postim në Facebook.

Ai theksoi se përdorimi i ushtrisë për qëllime politike përbën një mesazh të rrezikshëm për stabilitetin në rajon.

“Si analist i sigurisë, e konsideroj provokuese dhe destabilizuese këtë vizitë të ministrit të Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Milan Mojsiloviq, në bazën ushtarake Ornica. Kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të militarizuar krizën dhe për të inskenuar kërcënime të jashtme, në funksion të shmangies së llogaridhënies së regjimit. Përdorimi i ushtrisë për qëllime politike është një mesazh i rrezikshëm për stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Sipas Musliut, vendosja e theksit në forcat ushtarake në kufi me Kosovën nuk ka lidhje me sigurinë, por me ndërtimin e një narrative destabilizuese që i shërben interesave politike të pushtetit në Beograd.

“Serbia duhet të ndalë këtë aventurizëm dhe të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të saj të brendshme, jo në prodhimin e krizave artificiale”, shkroi Musliu.

Mediat serbe raportojnë se vizita në bazën “Ornica” u zhvillua si pjesë e mbikëqyrjes së vijës administrative dhe e inspektimeve në Zonën Tokësore të Sigurisë.

Tags: Agim MusliuAleksandar VuçiqBratislav GashiqMilan MojsiloviqTeve1
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Arrin në 555 numri i viktimave në Iran pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane

Arrin në 555 numri i viktimave në Iran pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane

Arabia Saudite lehtëson hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet fqinje

Arabia Saudite lehtëson hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet fqinje

Irani sulmon bazën ajrore britanike në Qipro

Irani sulmon bazën ajrore britanike në Qipro

Turqia hedh poshtë pretendimet për sulm ndaj një baze amerikane në vend

Turqia hedh poshtë pretendimet për sulm ndaj një baze amerikane në vend

165 studentë të nxjerrë nga rrënojat pas sulmit izraelito-amerikan në shkollën e vajzave në Iran

165 studentë të nxjerrë nga rrënojat pas sulmit izraelito-amerikan në shkollën e vajzave në Iran

Izraeli fillon mobilizimin e 100,000 rezervistëve, përgatitet të zgjerojë ofensivën përtej Iranit

Izraeli fillon mobilizimin e 100,000 rezervistëve, përgatitet të zgjerojë ofensivën përtej Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën