TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitia takohet me Lladrovcin, flasin për ndërtimin e QKMF-së në Drenas

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Vitia takohet me Lladrovcin, flasin për ndërtimin e QKMF-së në Drenas

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë biseduar lidhur me projektet që do të rrisin gamën e shërbimeve për qytetarët e kësaj komune.

Në njoftimin e MSH-së, është bërë e ditur se temë kryesore mes Vitisë dhe Lladrovcit ishte ndërtimi i QKMF-së në Drenas.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vazhduar me vizitat në funksion të rritjes së kapaciteteve shëndetësore, me theks të veçantë realizimit të investimeve kapitale të cilat do të realizohen nga Ministria e Shëndetësisë. Sot, Ministri Vitia u prit në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit. Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, Lladrovci e ka njoftuar Vitinë se këtë vit është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë.

“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e informoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit. Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Irani sulmon bazën ajrore britanike në Qipro

Irani sulmon bazën ajrore britanike në Qipro

Turqia hedh poshtë pretendimet për sulm ndaj një baze amerikane në vend

Turqia hedh poshtë pretendimet për sulm ndaj një baze amerikane në vend

165 studentë të nxjerrë nga rrënojat pas sulmit izraelito-amerikan në shkollën e vajzave në Iran

165 studentë të nxjerrë nga rrënojat pas sulmit izraelito-amerikan në shkollën e vajzave në Iran

Izraeli fillon mobilizimin e 100,000 rezervistëve, përgatitet të zgjerojë ofensivën përtej Iranit

Izraeli fillon mobilizimin e 100,000 rezervistëve, përgatitet të zgjerojë ofensivën përtej Iranit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Basketboll, të mërkurën konfirmohen finalistët e Kupës

Basketboll, Superliga kthehet në mesjavë

Irani ka goditur gjashtë baza amerikane në Gjirin Persik, thotë raporti

Irani ka goditur gjashtë baza amerikane në Gjirin Persik, thotë raporti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën