Punimet kishin nisur para më shumë se një viti.
E që nga ajo kohë, gjendja në Gërlicë të Ferizajt është në këtë formë.
Kjo pasi aty nuk është punuar për ndërtimin e kyçjes së Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
E kjo po e shqetëson edhe kryetarin e kësaj Komune, Sokol Haliti.
Ai shprehet i zhgënjyer që ky qytet është harruar nga niveli qendror, për shkak se nuk është investuar fare.
“Kyçja e Gërlicës që e përfshin është në trekëndëshi Ferizaj – Kaqanik – Viti, ku natyrisht unë më së shumti kam bërë zhurmë për atë kyçje për shkak se Vitinë e ka bllokuar dhe e ka lënë zorrë qorre. Qarkullimi i njerëzve, i mallrave vërtetë ka qenë tepër i ngadalësum edhe i pengum për shkak se ajo kyçje shumica e fshatrave të Vitisë prej Stubllës deri në Vërban e te Remniku i ri atje të rruga e Begracës qarkullojmë edhe kalojmë aty”, ka deklaruar Haliti.
Edhe qytetarët e kësaj komune po kërkojnë që një e tillë të bëhet sa më parë, për shkak se do t’ua lehtësonte në masë të madhe lëvizjen më të lirë.
“Po si jo pengesa ka shkaktu se po duhet të sillesh anej kah Ferizaj tu kon ktu shumë shkurt e kem këtu afër lidhjen direkte prej qendrës telashe po këtu si ka bash fajet bash kryetari ndoshta Ministria”.
“Në parlament, kur nuk ki përfaqësues të denjë të kOMunës mbesin senet mangi na kemi shyqyr zotit në parlament nuk janë boll aktivë i mbrojnë vetëm interesat e Qeverisë e jo të popullit. E kundërta, ata duhet me luftu për popull me kërku se kjo është e nevojshme shumë”, ka thënë qytetari, Bafri Arifi.
Derisa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga kjo komunë, thotë se vazhdimisht ka kërkuar përgjigje nga ministri dhe zv.ministri një përgjigje, por që nuk ka pasur.
“Me të vërtetë është brengosëse edhe për neve pse një projekt i tillë ende nuk është përfundu. Unë vazhdimisht kam bërë pyetje parlamentare ose edhe në formë jo të shkruar kur jemi takuar nëpërmjet telefonit me ministrin dhe zv.ministrin, tash së fundmi më 23.04 e kam bërë edhe pyetje parlamentare e në atë seancë për fat të keq nuk i di arsyet e mosardhjes së ministrit ALiu në seancë dhe nuk munda të marr përgjigje zyrtare çka ka ndodhë pse nuk po fillon kyçja në Gërlicë”, ka thënë deputeti, Nijazi Isaku.
Tëvë1 ka kërkuar sqarime nga Ministria e Infrastrukturës se pse nuk është duke u punuar në këtë projekt, por që deri në publikimin e kronikës nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.